Bota
Rritje e numrit të refugjatëve të dyshuar për krime
Numri i të huajve, të dyshuar për kryerje të veprave të ndryshme penale ka qenë 616.230. Refugjatët në këtë shifër marrin pjesë me 174.438 të dyshuar, ose me mbi një të katërtën, gjë që i nxjerr ata të mbipërfaqësuar në strukturën e përgjithshme të të huajve
Nesër, e hënë, ministri i brendshëm gjerman De Maziere, në një konferencë për media do të prezantojë të dhëna lidhur me shkallën e krimit në Gjermani gjatë vitit 2016. Ndërkaq, gazeta “Die Welt” i ka siguruar këto të dhëna dhe i ka publikuar sot në rrjet. Ajo që duket më “e nxehtë” në këtë raport, dhe ku janë fokusuar më tepër mediat gjermane që u referohen këtyre të dhënave, është rritja e shkallës së krimit me autorë të huajt, gjegjësisht refugjatët e ardhur në vend viteve të fundit.
Kështu, sipas statistikës që prezanton gazeta, rezulton se gjatë vitit që shkoi, numri i të huajve, të dyshuar për kryerje të veprave të ndryshme penale ka qenë 616.230, transmeton albinfo.ch. Refugjatët në këtë shifër marrin pjesë me 174.438 të dyshuar, ose me mbi një të katërtën, gjë që i nxjerr ata të mbipërfaqësuar në strukturën e përgjithshme të të huajve.
Sipas “Die Welt”, krahas refugjatëve nga Ballkani, më aktivët në kryerjen e delikteve janë ata nga Afrika e Veriut. Në këtë kontekst më së shumti kanë rënë në sy algjerianët, marokenët dhe tunizianët. Shumë më pak se këta, të përfshirë në delikte janë refugjatët nga Siria dhe ata nga Iraku. Por, duke qenë se numri i refugjatëve sirianë është më i madhi në mesin e të gjithë refugjatëve, edhe numri i delinkuentëve nga ky grupim është më i madh, ndonëse në përpjesëtim ai është më i vogël, përcjell albinfo.ch. Kështu, nga të gjithë, 174.438 të dyshuarit për delikte të ndryshme të kryera nga refugjatët, 30.699 janë sirianë. Pas tyre vijnë afganët, me 17466 të dyshuar, irakianët 12.202 dhe shqiptarët, me 9882 sish. Më tutje në listë janë algjerianët (8332) dhe marokenët (8226).
Sipas statistikës kriminalistike të Gjermanisë, krimi i dhunshëm, nga viti 2009 deri në vitin 2014 ishte duke shkuar në rënie. Kështu, rritja e tij në periudhën e fluksit të madh të refugjatëve (vitet 2015 dhe 2016) sipas kësaj statistike lidhet me këtë situatë të re. Megjithatë, siç shkruan “Die Welt”, numri i madh i delikteve të kryera nga të huajt duhet të kuptohet në kontekstin real. Shumica e madhe e refugjatëve janë të moshës së re dhe janë meshkuj. Kjo kategori edhe te gjermanët dhe te të huajt më të hershëm është më aktivja në krininalitet.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Numri i të prekurve nga gripi po rritet me shpejtësi në Zvicër, gjendja po përkeqësohet Gripi e ka në kontroll Zvicrën, por kulmi nuk ka ardhur ende. Mjekët po vëzhgojnë raste...
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike