Lajme
Bashkëpunimi 21-vjeçar mes Gjilanit dhe organizatës franceze
Haziri është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin 21-vjeçar, që është pasuar me partneritetin e Komunës së Gjilanit me Komunën Luterbah dhe regjionin e Strasburgut, i cili është formalizuar në vitin 2001
Njëra nga organizatat që ka investuar në Kosovë, përkatësisht në Gjilan është organizata franceze ‘MAN’, njofton albinfo.ch.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka pritur përfaqësuesit e kësaj organizate dhe i ka falënderuar për bashkëpunim e deritanishëm.
Haziri është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin 21-vjeçar, që është pasuar me partneritetin e Komunës së Gjilanit me Komunën Luterbah dhe regjionin e Strasburgut, i cili është formalizuar në vitin 2001, njofton faqja zyrtare e kësaj komune.
Haziri dhe përfaqësuesit e MAN-it, në këtë takim kanë vlerësuar lartë kontributin e veprimtarit tashmë të ndjerë Ilir Mustafa, i cili, siç tha kryetari Haziri, ka qenë kumbar i integrimit të komunave të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100












