Integrimi

Numri i ri i albinfo.ch në duart e lexuesve

Në numrin e saj më të ri, i cili është në duart e lexuesve, magazina albinfo.ch për temë bosht ka plasimin e prodhimeve kosovare dhe në përgjithësi atyre ballkanike në Zvicër. Në një bllok reportazhesh prezantohen kompani zvicerane dhe kosovare që merren me importin gjegjësisht eksportin e prodhimeve nga Kosova, trojet tjera shqiptare dhe nga Ballkani.

Krahas kësaj, në numrin më të ri të albinfo.ch mund të lexohen edhe tema tjera nga aktualiteti dhe jeta e shqiptarëve në Zvicër.

Magazina albinfo.ch shpërndahet falas në pikat ku frekuenton komuniteti shqiptar në Zvicër, si qendra e klube kulturore, fetare,  sportive, lokale afariste, shitore etj. Ndërsa ata të cilët duan që revista t`u vijë në shtëpi, mund të bëjnë abonimin e saj.