Bota
Le Pen premton bllokim vizash dhe taksa për punëtorët e huaj
Nëse do të fitojë garën për presidente të Francës, kandidatja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen do ta bllokojë lëshimin e vizave afatgjate dhe do të vendosë taksë ndaj kompanive që punësojnë punëtorë të huaj.

Para rundit të parë të zgjedhjeve këtë të diele, Le Pen tha sot për RTL Radio se do ta nënshkruante një urdhër për ta ndalur menjëherë lëshimin e vizave afatgjate, në mënyrë që qeveria mund të verifikojë se ata nuk ia zënë vendet e punës qytetarëve francezë, transmeton Express.
Le Pen, e cila ka bërë fushatë kundër emigrimit dhe politikës së Evropës për kufij të hapur, po ashtu dëshiron që të vejë një taksë prej 10% ndaj kontratave të punës të të huajve dhe ta rimarrë kontrollin e kufijve francezë.
Sondazhet tregojnë se Le Pen është në mesin e katër kandidatëve kryesor, me asnjë favor të qartë. Dy kandidatët që dalin të parët të dielën, garojnë në balotazh më 7 maj.
E-Diaspora
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës Të akuzuarit kanë fituar rreth 3.4 milionë franga zvicerane nga shtatori 2020 deri në mars 2021...
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
Jeta në Zvicër
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës Të akuzuarit kanë fituar rreth 3.4 milionë franga zvicerane nga shtatori 2020 deri në mars 2021...
-
Numri i të prekurve nga gripi po rritet me shpejtësi në Zvicër, gjendja po përkeqësohet
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër