Shkurt.ch

Njëzëri për Alain Berset në vend të Calmy-Rey

Seksionet e kantoneve mund t`ia propozojnë grupit parlamentar kandidatët e tyre deri në fund të tetorit

Në një kuvend të jashtëzakonshëm, seksioni Partisë Socialdemokrate, për kantonin Freiburg, ka vendosur dje njëzëri që të kandidojë Alain Berset për vendin e ministres së jashtme Micheline Calmy-Rey, në Qeverinë Federale, vend ky që do të mbetet vakant nga dhjetori i këtij viti.

Berset është deputet federal.

Në nivel vendi, përveç Berset është edhe deputeti nga kantoni Valis, Stephane Rossini që ka shfaqur interesin për tu zgjedhur në qeveri.

Po kështu edhe anëtari i qeverisë së kantonit të Vaudit, Pierre-Yves Maillard është përfolur si kandidat i mundshëm. Por ky i fundit, vendimin për kandidim e ka lënë për kohën pas përfundimit të zgjedhjeve nacionale.

Seksionet kantonale të socialdemokratëve kanë kohë deri në fund të tetorit që kandidatët e tyre t`ia propozojnë grupit parlamentar në parlamentin e vendit, njofton swissinfo.ch.