Zhvillim
Kosova përfiton nga diaspora mbi 1.5 miliard euro në vit
Në këtë shumë ai përfshin: 665 milionë euro remitanca, 676 milionë euro shpenzime të udhëtimit dhe 180 milionë euro investime direkte.
Në një intervistë dhënë gazetës “Zëri” Ministri i Diasporës, në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Valon Murati, thotë se të hyrat vjetore nga diaspora në Kosovë kalojnë shifrën prej 1.5 miliard eurosh. Këtu ai përfshin: 665 milionë euro remitanca, 676 milionë euro shpenzime të udhëtimit dhe 180 milionë euro investime direkte.
Sipas Muratit, vendet e rezervuara për diasporën në Kuvendin e Kosovës do të ishin zgjidhja më optimale për përfaqësimin e tyre në institucionet kosovare.
Por ai ka thënë se kjo iniciativë do të duhet të presë për një kohë, për shkak të vështirësive në ndryshimet kushtetuese dhe vetos së pakicës serbe, gjë që u pa edhe në tentativën për krijimin e ushtrisë.
Ministri Murati ka thënë se Ministria ka ndihmuar në krijimin e 23 rrjeteve të bizneseve të diasporës, të cilat sot veprojnë të pavarura.
Madje, sipas tij, kohët e fundit është bërë një punë e mirë edhe me lirimin e pronave të uzurpuara, e cila do të ndikojë në krijimin e një ambienti më të favorshëm për bizneset.
Kurse, duke folur për problemet që mërgimtarët kosovarë po kanë gjatë ardhjes në vendlindje, në veçanti në Serbi, Murati në intervistën në fjalë ka thënë se Ministria në bashkëpunim me Zyrën dhe Policinë e Kosovës do t’u dalin në ndihmë sa herë që të jetë nevoja.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik