Shkurt.ch
Këshilli federal vendos për vazhdimin e masave kundër terrorizmit
Ai ka marrë vendimin që 70 vendet e punës në fushën e luftimit të terrorizmit, të cilat i pati hapur në vitin 2015 për tri vite, t`i vazhdojë me afat të pakufizuar
Në mbledhjen e tij të mbajtur sot, më 12 prill, Këshilli Federal ka marrë vendimin që 70 vendet e punës në fushën e luftimit të terrorizmit, të cilat i pati hapur në vitin 2015 për tri vite, t`i vazhdojë me afat të pakufizuar, thuhet në një komunikatë shtypi të organeve federale. tëbotë Shërbimi Federal i Informimit (NDB) qe përforcuar me 29, Fedpol me 30, SEM me 8 dhe EDA me 3 punonjës.
Këshilli Federal në kuadrin e vlerësimit të përgjithshëm të burimeve njerëzore do të vendosë mbi marrjen e masave të mëtejshme.
Qeveria, në vitin 2015 e kishte marrë po ashtu një vendim për rritjen e shumës së zhdëmtimit për tri vite të zyrave të mbrojtjes së shtetit nëpër kantone, shkruan albinfo.ch. Edhe këtë vendim tash e lë të pakufizuar në kohë, duke e financuar me dy milionë franga.
Në klimën e sulmeve terroriste në Evropë nga viti 2015 dhe aktiviteteve terroriste në vazhdimësi të grupimeve xhihadiste, kërcënimi terrorist për shumë vende evropiane konsiderohet i shtuar. Duhet llogaritur me sulme të mëtejshme nga ky drejtim. Spektri i tyre shkon nga sulmet e thjeshta të individëve dhe grupimeve të vogla e deri te aksionet komplekse si për shembull ato që bëhen përmes “Shtetit Islamik”.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor Zvicra mbetet, deri tani, kampionia evropiane e udhëtimit me tren. Si për nga numri i udhëtimeve...
-
BE-ja kërkon që në universitetet e Zvicrës studentët e huaj të paguajnë sa zviceranët
-
Për këto propozime votojnë të dielën zviceranët
-
Banorëve të Brienz u propozohet të zhvendos në Tiefencastel
-
Zvicra mbështet Maqedoninë e Veriut me tre milionë franga për menaxhimin e mbetjeve të ngurta