Gjuha
Libri nga Kosova ekspozohet në panairin e Frankfurtit
Dymbëdhjetë shtëpi botuese nga Kosova janë pjesë e edicionit të 63-të të Panairit të Librit në Frankfurt, i cili është njëri prej eventeve më të mëdha të librit në botë.
Më shumë se 150 tituj të rinj do të ekspozohen në stendën prej 20 metrash katrorë, që është rezervuar për shtëpitë botuese nga Kosova, në Frankfurt, ku edhe sivjet, do të jetë vendtakim i botuesve dhe i lexuesve nga bota.
Botime të shtëpive “KOHA”, “Buzuku”, “Dukagjini”, ato të Akademisë së Shkencave e të Arteve të Kosovës, Institutit Albanologjik të Prishtinës, Institutit të Historisë, janë ato që do t’i ofrohen lexuesit gjerman në kuadër të këtij panairi.
Sipas web faqes zyrtare të panairit, “Frankfurt Book Fair” do të hapet më 12 të këtij muaji.
Panairi pesëditor do të jetë nikoqir i mbi shtatë mijë shtëpive botuese nga 110 shtete. Mysafir nderi i edicionit të sivjetmë është Islanda. Krahas botimeve të librave, në kuadër të panairit, do të organizohen edhe ekspozita, panele diskutimesh, koncerte dhe shfaqje filmash.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












