Bota

Tri vende gjenerojnë mbi gjysmën e GDP-së së BE-së

Fjala është për: Gjermaninë, ekonomia e së cilës është përgjegjëse për 21.1 për qind, e pasuar nga Britania e Madhe dhe Franca me një pjesëmarrje prej 16 dhe 15%

14.8 mijë miliardë euro  llogaritet madhësia e ekonomisë evropiane në vitin 2016. Pak më shumë se 50% e saj është e gjeneruar nga tri vendet, sipas “Eurostat”. Fjala është për: Gjermaninë, ekonomia e së cilës është përgjegjëse për 21.1 për qind, e pasuar nga Britania e Madhe dhe Franca me një pjesëmarrje prej 16 dhe 15%.

Vetëm edhe një ekonomi tjetër veç tri të parave në BE ka një pjesëmarrje prej mbi 10%.  Bëhet fjalë për ekonominë italiane, shuma e të cilave është e barabartë me 11.3 për qind.

Me një përqindje më të vogla  janë: Spanja (7.5%), Holanda (4.7%) dhe Suedia (3.1%).

Të gjitha ekonomitë e tjera përbëjnë më pak se 3 për qind të totalit në BE. Polonia dhe Belgjika me një pjesëmarrje prej 2.9 dhe 2.8, dhe Austria me 2.4 për qind.

Më pak se 1 për qind pjesëmarrja në këtë renditje vjen Hungaria, Sllovakia, Luksemburgu, Bullgaria, Kroacia, Sllovenia, Lituania, Letonia, Estonia, Qiproja dhe Malta.

Të dhënat tregojnë më tej se pesë ekonomitë më të mëdha në BE përbëjnë 70% të PBB-së ekonomive 28 anëtare.

Ekonomia e eurozonës është llogaritur në 10.7 mijë miliard euro, ose rreth 72.5% e BE-së. Me pjesën më të madhe të Gjermanisë dhe Francës, pjesa e të cilit është 29.2 dhe 20.7%, ose një total prej gati 50 për qind të GDP-së së eurozonës.