Shkurt.ch
Shtohen rastet e racizmit në punë dhe në vende publike
Shumë raste nuk janë paraqitur fare, pasi që, sipas pikëpamjes së të dëmtuarve kjo nuk do të sillte asgjë. Kështu ka shkruar Martine Brunschwig Graf, kryetare e Komisionit Federal Kundër Racizmit (EKR)
Gjithnjë e më shumë njerëz në vend të punës, në shkollë ose në hapësira publike i nënshtrohen diskriminimit në bazë race. Rrjeti i këshillimoreve për viktimat e racizmit ka regjistruar vitin e kaluar numër më të madh të rasteve të tilla ndërkohë që është rritur edhe numri i sharjeve dhe kërcënimeve me po këtë bazë, shkruan sda.ch.
26 këshillimoret sa bëjnë pjesë në rrjetin e përmendur, në vitin 2016 kanë regjistruar 199 raste të diskriminimit racor. Ndonëse ky numër marrë në përgjithësi është më i vogël se ai i vitit 2015 kur ishin 239 raste të tilla, ato që kanë shënuar rritje janë rastet e regjistruara në hapësira publike, në vende pune ose në ente shkollore, transmeton albinfo.ch. Këto, gjatë vitit 2016 përbënin më shumë se gjysmën e të gjitha rasteve.
Megjithëkëtë, raporti i realizuar nga rrjeti i përmendur nuk pretendon të jetë gjithëpërfshirës. Shumë raste nuk janë paraqitur fare, pasi që, sipas pikëpamjes së të dëmtuarve kjo nuk do të sillte asgjë. Kështu ka shkruar Martine Brunschwig Graf, kryetare e Komisionit Federal Kundër Racizmit (EKR). “Shifra e errët është e lartë”; thuhet edhe në raport.
Motivi për diskriminim që është përmendur më së shpeshti, ashtu sikurse edhe një vit më parë, ka qenë urrejtja ndaj të huajve, ksenofobia, përcjell albinfo.ch. Në vendin e dytë vjen me 70 raste, racizmi ndaj zezakëve. Në 48 raste të regjistruara, diskriminimi ka pasur të bëjë me myslimanët dhe të huajt nga vendet arabe dhe në 6 raste, me hebrenjtë.
Më së shumti të regjistruar si viktima të racizmit gjatë vitit 2016 ka pasur nga Afrika, edhe pse njerëzit nga ky kontinent përbëjnë një pjesë relativisht të vogël të popullsisë në Zvicër.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave Pas zemërimit për rritjen masive të taksës së re të makinave, Këshilli i Madh i Gjenevës...
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor
-
BE-ja kërkon që në universitetet e Zvicrës studentët e huaj të paguajnë sa zviceranët
-
Për këto propozime votojnë të dielën zviceranët