Lajme
Arrestohet mashtruesi i vizave në Ferizaj
Të dyshuarit nga Ferizaj i janë konfiskuar edhe vula, printer, skaner, kartela te ndryshme bankare dhe dokumente te ndryshme
Një person i cili mashtronte qytetarët duke iu premtuar viza pune në Gjermani është arrestuar nga policia e Kosovës, raporton albinfo.ch.
Të dyshuarit nga Ferizaj i janë konfiskuar edhe vula, printer, skaner, kartela te ndryshme bankare dhe dokumente te ndryshme.
“Me 31 mars nga Policia e Kosovës, respektivisht nga Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Ferizaj, është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar me dyshimin e bazuar se i njëjti ka mashtruar disa qytetarë duke u premtuar viza pune në Gjermani”, ka njoftuar Policia e Kosovës me anë të një komunikate për media.
Atij i janë konfiskuar edhe disa gjësende dhe tani po mbahet në mbajtje. “Me urdhër të gjykatës kompetente është bastisur banesa e të dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar: dy vula te firmës se tij te cilat dyshohet se janë te falsifikuara , printer, skaner, kartela te ndryshme bankare dhe dokumente te ndryshme. Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje”.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












