Lajme
Itali: Arrestohen 4 kosovarë të dyshuar për xhihadizëm
Katër të arrestuarit janë me leje të rregullt qëndrimi në Itali, ndërsa dyshohet se i përkasin grupeve radikale islamike
Policia e Italisë ka arrestuar mbrëmë në Venedik katër qytetarë të Kosovës, në mesin e tyre edhe një të mitur, nën dyshimin se i përkasin grupeve radikale islamike. Siç njoftojnë mediet lokale, katër të arrestuarit janë me leje të rregullt qëndrimi në Itali. Operacioni është koordinuar nga Drejtoria Rajonale e Antimafias e Antiterrorizmit të qytetit të Venedikut.
Gjatë natës janë kryer dhe kontrolle në 12 banesa, 10 prej të cilave në qendrën historike të Venecias, një banesë është kontrolluar në qytetin e Mestre e një në Trevizo, citon oranews.
Operacioni për shkatërrimin e kësaj celule xhihadiste ka nisur pas hetimit të aktivitetit radikal fetar të anëtarëve të saj si dhe të vendeve që ata frekuentonin. Në operacion ka marrë pjesë dhe reparti i Policisë shkencore si dhe grupi i forcave speciale.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











