Lajme
Call center-at po mbyllen, 30 kompani shuan aktivitetin
Mbyllja e këtyre bizneseve, por edhe të tjera që pritet të pasojnë, do të lë pa punë mijëra qytetarë shqiptarë që janë marrë me Call ceter
Rreth 30 kompani që merreshim me Call Centre janë mbyllur në Shqipëri pasi shteti italian miratoi ligjin, i cili synon që të rikthejë brenda Italisë industrinë e Call Centres. Mbyllja e këtyre bizneseve, por edhe të tjera që pritet të pasojnë, do të lë pa punë mijëra qytetarë shqiptarë që janë marrë me këtë zeje.
“Mbi 2 apo 3 mijë vende pune kanë qenë nga Call Center-a që kanë qëndruar mbi 5 vjet në Shqipëri, të cilat kanë pasur një kontratë ekskluzive me një multinacionale italiane, që për shkak të ligjit, kanë frikë se penalizohet dhe kanë pezulluar dhënien e shërbimit për t’u ofruar nga kompanitë që janë të regjistruara në Shqipëri”, deklaron Genti Drenova, nga Shoqata e Call Center-ave.
Vlera e gjobës për shkelësit e ligjit është 50 mijë euro. Por, disa kompani po përpiqen t’i përshtaten ndryshimeve ligjore për të mbijetuar.
“Nga momenti që jemi të detyruar të themi ‘flasim nga Tirana’, ligji thotë se kur klienti kërkon të merret nga Italia apo brenda BE-së jemi të detyruar t’i kalojmë telefonatën një operatori me nënshtetësi italiane. Kjo ka një kosto sepse duhet të kesh një zyrë në Itali apo brenda komunitetit. Nëse e ke në Rumani apo Bullgari mund të operosh pa problem”, thotë Denis Sina, administrator i një kompanie call center, citon TCH.
Paralelisht me këtë, përfaqësuesit e biznesit kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë shqiptare. Një nga pikat kryesore është subvencionimi i trajnimeve.
“Të paktën për një periudhë të caktuar të kishim një subvencionim të kostos së sigurimeve shoqërore, që është shumë e lartë. 25 mijë punonjës mund të jetë shifër e ulët në krahasim me tregun e punës, por janë punonjësit më sensitivë, studentë që jo vetëm rriten në karrierë, por mbështesin studimet dhe familjet e tyre”, thotë Drenova.
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
A janë zviceranët dorështrënguar? Pavarësisht pasurisë së saj, Zvicra renditet vetëm e 65-ta në donacione dhe vullnetarizëm, me përqindje larg...
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Plani i madh 5-vjeçar i punës fillon në Gjenevë vitin e ardhshëm
-
Zviceranët do të votojnë për subvencionet e trenave të natës
-
Që nga janari, sigurimet shëndetësore rriten me 6 për qind