E-Diaspora

Sa është Ora Zymer Lutfiu?

«Pyet që të mësosh» … kjo shprehje është shumë e njohur …e përsëritur dhe shumë e përsëritur … po ja që shpesh përballemi me situatë që nuk e praktikojmë shpesh këtë shprehje … nuk do ishte edhe ndonjë e keqe e madhe po të mos ishte situata që i thua vetit po pse nuk ke përdorur këtë shprehje më herët … e sidomos pse nuk ke bërë një pyetje apo nuk ke pasur një kureshtje më të madhe të bësh një pyetje, të interesohesh, të marrësh vesh thjeshtë të pyetesh që të mësosh …këto pyetje i bëra vetit kur realizova vizitën në lokalet e firmës « www.lutfiu.ch » Mikromekanik në qytetin e Gland të Zvicrës.

Isha mësuar të takoj Zymer Lutfiun shokun tim që ka 14 vite që njohë në mënyrë indirekte e 12 vite që kam shoqëri të mirë.

Them në mënyrë indirektete nga fakti që Zymeri ka qenë ndër aktorët kryesor në pjesën e teatrit « Fundi i legjendave » të shkruar nga Babi im, Mehmet Kajtazi – Meti, në vitin 1990 e luajtur nga Teatri Kurora të Nyonit gjatë vitëve 2001-2002. Po me Zymerin u takuam në vitin 2005 në shoqëri të Visar Qusaj që të dy të kyçur në Teatrin Kurora dhe biseda e parë ishte rreth teatrit, mundësive të bashkëpunimit me strukturat komunale e kantonale e sidomos me mundësin e realizimit të një pjese në gjuhën frënge. Zymeri dhe Visari u shikuan pak me habi nga propozimet e mija edhe pse nuk më than asgjë ndjeva sikur unë po shfrytëzoj lidhjet e Metit  apo më mirë të them dashurin që të dytë që kishin për Metin si formë që të mos thonë JO propozimeve të mia …. Po të gjitha këto mendime më takonin në ato momente vetëm mua se nga biseda që vazhdojë dëgjova se ngurrimi vinte duke pasur frikë nga e panjohura dhe nga vëllimi i punës. Zymeri ashtu me qeshjen e tij karakteristike gjithë jetë dhe me vështrim pak të hutuar që i jepte edhe më shumë rëndësi bisedës më tha: Po, do ta provojmë.

Tani jemi në vitin 2017, Teatri Kurora ka në kurorën e vetë mbi 21 vite përvojë me dhjetëra shfaqje në gjuhën frënge e shqipe, pranë publikut të shumtë në Nyon, në kantonin Vaud dhe pjesët tjera të Zvicrës dhe me pjesëmarrjen në disa manifestime në Kosovë siç ishte pjesëmarrja në festivalin e frankofonisë në Prishtinë (http://prointegra.ch/progami-i-frankofonis-2014-n-kosov/). Zymeri vazhdon të jetë ndër shtyllat kryesore të Kurorës…

Dhe ja si erdhi momenti për të parashtruar pyetjen që i paraprin arsyes të këtij shkrimi. Pasi dalim nga mbledhja në muajin janar të 2017 e komisionit të integrimit të qytetit të Nyonit ku Zymeri së bashku me mua bëjmë pjesë i bëra pyetjen Zymerit që është dashur të bëj para shumë viteve… e pyeta për punën e tij në mënyrë më të detajuar dhe ashtu shpejtë caktuam ditën e vizitës.

Ishte e premte e muajit mars të 2017…Pasi u parkova afër stacioneve të trenave të qytetit të Gland, fillova të eci sipas planit që Zymeri më kishte dërguar. Po qe do që në orientim jam shumë i cekët gjë që ketë fakt të gjithë e dinë dhe në vend që të bëjë rrugë 5 minuta, bëra një shëtitje të mirë rreth qendrave industriale dhe arrita në ndërtesën ku Firma Lutfiu ushtron aktivitetin.  Zymeri më ndihmojë të gjejë vendin e duhur pas disa shkëmbimeve telefonike duke mos thënë precesioneve telefonike dhe kuptohet ishte duke më pritur para hyrjes … futemi në lokalet e firmës dhe befasia fillon sapo ndeshëm me aparaturat e precizonit të lartë që gumëzhinin pa ndërprerë. Zymeri fillon të më prezanton punëtorët dhe punët që bëhen. Fabrika e mikromekanikës « Lutfiu » është në pronësi familjare ku vëllezërit Lutfiu së bashku me motrën janë pronarë. Janë mbi 30 punëtor të nacionaliteteve të ndryshëm ku shqiptarët përbëjnë shumicën e punëtorëve. Ndërtesa është 3 kateshe ku janë të vendosura punëtorit me aparaturat dhe mjetet më moderne. Prodhimet janë të precizonit të lartë me specializim të pjesëve të orëve të markave më të njohura botërore. Të gjitha prodhimet duke filluar nga prodhimet e pjesët te orëve deri në  dizajnimin dhe vendosjen në porositë realizohen në firmën Lutfiu. Shoh aparaturat ku bëhen prerjet e precizonit të lartë, më prezantohet një aparaturë që orari i saj është 24 orë që do të thotë nuk ndalet as një herë të vetëm gjë që tregon që firma ka porosi të mëdha. Vazhdoj vizitën në punëtorin në katin e dytë ku vetë fakti që të gjithë punëtorët janë të pajisur me pajisje speciale tregon seriozitetin e punëtorisë që vendosen pjesët e imëta. Gjatë punëtorisë shoh që ndër materialet që përdoret janë edhe guacat që Zymeri më tregon që vijnë nga Vietnami. Më tregon për bashkëpunimin me këtë shtet dhe me Kinën, më informon për vizitën e realizuar në Vietnam dhe Kinë në kuadër të punës, për mirëpritjen dhe kuadrin e punës profesionale të prezantuar në këto shtete .

Dhe në pyetjen time për mundësinë e bashkëpunimit me Kosovë, Zymeri më tregon që është çështje e mungesës së kohës se të gjitha mundësitë janë dhe që është duke u analizuar të konkretizohet një investim në ketë profesion fitimprurës.

Realizimi i këtij profesioni që njihet si profesion i mbrojtur zviceran tregon që shqiptarët e Zvicrës (huazim i thënies së Visar Qusajt) janë duke u kyçur në sektor që deri dje ishin të mbrojtur tani janë pjesëpërbërse e profesioneve të shqiptarëve. Vëllezërit Lutfiu gjithë këtë punë e realizuan duke gërshetuar punën, shkollimin dhe njehërit profesionalizmin me përvojë mbi 15 vite.

Nuk pashë kohën që kalojë në prani të këtij ambienti punues dhe pyesë Zymerin sa është ora ?

Pashë që isha vonuar në takimin e radhës që kisha në qytetin e Rollit, po ika me përshtypje dhe me bindje që ora e shqiptarëve po ecë si ora e Zvicrës…

* Pikëpamjet e shprehura në këtë opinion shprehin mendimet e autorit dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht mendimet e redaksisë.