Integrimi

Aksidentohet për vdekje motoristi shqiptar

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e paraditës të së shtunës në Stans, Nidwalden, të Zvicrës.

33-vjeçari me motorin e tij përplaset me një veturë, e cila po dilte nga një pompë e benzinës, njofton policia kantonale e Nidwaldenit.

Nga aksidenti mësohet se drejtuesi i motorit nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka vdekur në vend të ngjarjes.

Nga rrjetet sociale albinfo.ch mëson se i ndjeri është me orgjinë nga Gjilani i Kosovës, ndërsa policia nuk ka bërë të ditur identitetin e viktimës, derisa njofton që po punon në zbardhjen e këtij aksidenti fatal.