Feja
Deklarata e prijësve fetar shqiptarë në Zvicër
Kjo është deklarata në favor të laicitetit që do të nënshkruhet sot, me 20 mars 2017, në Shtëpinë e feve në Bernë.

Shqiptarët si popull i lashtë në Evropë u takojnë dy besimeve fetare, atij musliman dhe të krishterë, respektivisht katër katër konfesioneve të mëdha : musliman, katolik, orotdoks dhe betakshi. Eshtë një popull që ka kultivuar ndër shekuj respektin dhe harmoninë fetare. I vetmi popull i besimit shumicë musliman që gjatë Luftës se Dytë Botërore ka mbrojtur dhe strehuar hebrenjtë, duke bërë që Shqipëria, vendi i humanistes së madhe Nënë Tereza, të jetë vendi i vetëm në Evropë, ku pas luftës kishte me shumë hebrenjë se para saj.
Unioni i Imamëve Shqiptarë dhe Bashkësia Islame Shqiptare në Zvicër që përfaqësojnë grupin më të madh të besimtarëve muslimanë në Zvicër, besimtarë që vijnë nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi, duke u nisur nga parimi ynë se Feja muslimane është Fe e paqes, e drejtësisë dhe në harmoni të plotë me vlerat e vendit mikpritës, Zvicrës, me përgjegjësi të plotë angazhohen për respektimin e pikave të kësaj Deklarate :
- Respektimin e laicitetit si një parim themelor për funksionimin e një shoqërie moderne dhe demokratike si dhe për ndarjen e Shtetit nga organizatat fetare.
- Respektimin e lirisë për të praktikuar ose jo, fenë, si dhe parimin e barazisë të të gjithëve para ligjit pavarësisht besimit dhe bindjeve.
- Ne konsiderojmë që asnjë arsye e natyrës fetare nuk mund të evokohet për të kontestuar, kundërshtuar, ose mos pranuar funksionimin e shtetit ligjor, rregullin kushtetues dhe ligjet zvicrane.
- Ne mendojmë se besimi është çështje individuale e çdo personi, ndaj askush nuk ka të drejtë, t’ia imponojë tjetrit pikëpamjen e tij mbi fenë ose ta detyrojë që të besojë apo frekuentojë një tempull fetar.
- Shteti i së Drejtës është mbi çdo teori, interpretim ose institucion
- Ne respektojmë thellësisht vlerat e vendit mikpritës dhe në asnjë rast predikimi ynë nuk mund të jetë në kundërshtim me vlerat e shoqërisë zvicrane. Qëllim ynë nuk është që t’ua imponojmë besimtarëve tanë një mënyrë jetese të veçantë, të ndryshme nga ajo e shoqërisë vendase zvicrane, përkundrazi ne i ftojmë besimtarët tanë që të integrohen në shoqërinë zvicrane dhe ta respketojnë modelin e saj funksionues.
- Ne angazhohemi për respektimin e plotë të të drejtave të gruas, barazisë së saj, konform ligjit dhe kushtetutës zvicrane. Ne mbështesim plotësisht integrimin e saj në shoqërinë zvicrane në respekt të plotë të vlerave të saja.
- Ne jemi shqiptarë muslimanë të Evropës dhe fenë tonë e praktikojmë në përputhje me sistemin e një shoqërie demokratike. Askush nuk mund të thirret në bindjet dhe praktikat e tij fetare si pretekst për t’u mos integruar në shoqërinë zvicrane.
- Qendrat kulturore muslimane janë të hapura për të gjithë publikun pa dallim kombësie, feje dhe gjinie.
- Qendrat tona kulturore dhe fetare angazhohen për një intensifikim të bashkpunimit në kuadër të platformave të dialogut ndërfetar kudo në Zvicër si dhe për trajnimin e vazhdueshëm të stafit tonë. Në bashkpunim me autoritetet zvicrane stafi ynë merr pjesë në trajnimet profesionale mbi sistemin politik, demokracinë dhe institucionet zvicrane.
- Islami ynë është fe e paqes. Ne nuk tolerojmë thirrje për dhunë, urrejtje ndërfetare, raciale ose etnike që janë në kundërshtim me vlerat e islamit. Çdo imam, apo edhe thjesht besimtar, e ka për detyrë t’i denojë dhe denoncojë pa asnjë hezitim pranë organeve kompetente.
- Ne angazhohemi për bashkpunim me atuoritetet zvicrane dhe për një transparencë të plotë rreth financimit të qendrave tona, konform ligjit dhe procedurave përkatëse në Zvicër.
- Unioni i Imamëve Shqiptarë dhe Bashkësia Islame Shqiptare në Zvicër do të vazhdojnë përpjekjet për afrimin dhe bashkimin e tyre në një strukturë të vetme.
- Kjo deklaratë, e nënshkruar nga kryetari i Unionit të Imamëve shqiptarë në Zvicër dhe kryetari i Bashkësisë Islame Shqiptarë në Zvicër, do t’afishohet dhe lexohet në qendrat tona kulturore-fetare në Zvicër.
Për Unionin e Imamëve Shqiptarë në Zvicër Për Bashkësinë Islame Shqiptare në Zvicër
Kryetari : Nehat ISMAILI Kryetari : Mustafa MEMETI
E-Diaspora
-
Gjendet e vrarë 22-vjeçarja shqiptare në Itali E zhdukur prej 25 Marsit, arrestohet ish-i dashuri ...
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe
-
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shkalla e kancerit kolorektal rritet në moshën nën 50 vjeç Mjekët po ngrenë alarmin e rritjes së shkallës së kancerit kolorektal tek të rinjtë – dhe...
-
Pse një vonesë prej 3 minutash është një problem në Zvicër?
-
Zvicër: 25% rrezikojnë varfërinë
-
Linjat e trenave të cilët vonohen më shumë në Zvicër
-
Kisha Katolike në Zvicër përballet me krizë besimi – a po largohen besimtarët?