Shkurt.ch

Zvicra merr masa kundër shkeljes së lirisë së lëvizjes

Një masë e propozuar është që punëdhënësit që shkelin detyrimin mbi pagën minimale, dënohen me gjobë deri në 5000 franga

Qeveria e Zvicrës po i shqyrton disa mundësi për zgjidhjen e problemeve që dalin nga keqpërdorimi i marrëveshjes për lirinë e lëvizjes me shtetet e BE-së.

Si njëri ndër problemet që paraqiten në këtë drejtim është mëvetësia e rrejshme, fiktive, e personave që vijnë nga jashtë në tregun e punës në Zvicër.

Për të parandaluar këtë problem, shteti duhet të vendosë detyrim për dokumentacion shtesë që duhet të sjellin këta persona, në mënyrë që të vërtetohet më mirë se sa janë të mëvetësishëm ata persona. Problem tjetër për të cilin kërkohet zgjidhje është fakti se një numër punëdhënësish në rastin e punësimit të personave nga jashtë nuk i përmbahen ligjit mbi pagën minimale.

Një masë e propozuar në këtë drejtim është që këta punëdhënës të dënohen me gjobë deri në 5000 franga, shkruan news.search.ch.

Qeveria federale i ka dërguar këto propozime për miratim, ndërsa qarqet e interesuara mund të shprehen rreth këtyre deri në fund të vitit.