Shkurt.ch
Në shkurt kanë ardhur 1500 azilkërkues, 5 % më pak se në janar
Për shkak të motit të ftohtë që ka mbajtur, migrimi drejt Evropës dhe brenda saj aktualisht është në nivel të ulët. Ndërsa rënia e madhe e numrit që është shënuar vitin e kaluar, lidhet para së gjithash me mbylljen e “Itenerarit ballkanik”
Gjatë muajit shkurt në Zvicër janë bërë gjithsej 1507 kërkesa azili, që është për 5 për qind më pak se në muajin paraprak. Ndërsa në krahasim me shkurtin e vitit 2016 numri i kërkesave për azil është zvogëluar për 44 për qind, konstatohet në raportin mujor të SEM (Sekretariati Federal për Migracion).
Për shkak të motit të ftohtë që ka mbajtur, migrimi drejt Evropës dhe brenda saj aktualisht është në nivel të ulët. Ndërsa rënia e madhe e numrit që është shënuar vitin e kaluar, lidhet para së gjithash me mbylljen e “Itenerarit ballkanik” që ka ndodhur në mars të vitit 2016.
Edhe në shkurtin e vitit 2017 vendi prej nga kanë ardhur më së shumti azilkërkues mbetet Eritrea, me 296 kërkesa, ose 39 më pak se një muaj më parë. Në vazhdim janë Siria me 167 azilkërlkues (+54), Guinea me 105 (-15), Afganistani me 92 (-7) dhe Iraku me 72 kërkesa azili, ose 15 më shumë se në janar.
SEM gjatë muajit shkurt ka përmbyllur ose ka zgjidhur në shkallën e parë 2448 kërkesa azili. Në këtë kuadër 583 raste janë të tilla që hyjnë në kuadrin e Marrëveshjes së Dublinit. 578 veta kanë fituar azilin dhe 668 të tjerë kanë marrë statusin e pranimit të përkohshëm (F).
Nga ana tjetër, Zvicrën në mënyrë të kontrolluar gjatë shkurtit e kanë lëshuar 647 persona. Për 771 persona të tjerë është kërkuar pranimi nga shtetet tjera të Dublinit dhe 223 është arritur të barten në një shtet përkatës të Dublinit. Po ashtu Zvicrës i është kërkuar nga shtetet tjera të Dublinit pranimi i 493 personave ndërsa ajo ka pranuar 62 sish.
Në kuadrin e kontingjentit prej 2000 personave veçanërisht të lëndueshëm, të cilët Zvicra do t`i pranojë gjatë dy viteve në vijim, gjatë shkurtit ka ardhur grupi i parë prej 21 vetave.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave Pas zemërimit për rritjen masive të taksës së re të makinave, Këshilli i Madh i Gjenevës...
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor
-
BE-ja kërkon që në universitetet e Zvicrës studentët e huaj të paguajnë sa zviceranët
-
Për këto propozime votojnë të dielën zviceranët