Integrimi
3:0 për popullin inferior
Etrit Hasler merret me kosovarët të cilët bëjnë Betimin e Rütlit*
Le të harrojmë për një moment se Ottmar Hitzfeld ka punuar në Bajern Munich për tetë vite dhe se disa nga figurat më të neveritshme të atij klubi i quan miq. Le të harrojmë… Dhe kur t`i harrojmë të gjitha këto, nga Ottmar Hitzfeld mbetet para së gjithash kjo: Ai është një hero i integrimit.
Ndërkohë që te Köbi Kuhn nuk ishte kurrë krejtësisht e qartë arsyeja përse lojtarët me rrënjë disi ekzotike (sikur për shembull italianët) me vështirësi mund të integroheshin në skuadrën kombëtare të Zvicrës – Blaise Nkufo madje e kishte braktisur skuadrën nën akuzat për racizëm dhe Valon Behrami, atëbotë lojtari më i mirë kosovar, vepronte të shumtën si një trup i huaj – duket se nën Hitzfeldin kufijtë etnikë në kombëtare më në fund janë zhdukur. Dhe rezultat i kësaj është se, në veçanti pjesëtarët e etnisë më të përbuzur, shqiptarët, (qofshin ata nga Kosova, Maqedonia ose Shqipëria) po lulëzojnë këtu kaq bukur.
Askush nuk identifikohet kaq shumë me këtë ndryshim sa shënuesi i trefishtë i të mërkurës. Kur Xherdan Shaqiri, pas fitores 3:1 kundër Bullgarisë ngriti në ajër tre gishtërinjtë, si shikues nuk mund të ishe i sigurt çfarë mendonte ai me këtë: ishte fjala për tre golat që posa i kishte shënuar ose po na e demonstronte Betimin e Rütlit? Mos ishte madje një ironizim me golashënuesin e dorëhequr të kombit, Alex Frei, i cili dikur, në një videospot për turp, kishte kënduar në stilin e muzikës rap himnin e Zvicrës – më falni, kishte belbëzuar!
A deshi ai të na thoshte diçka si kjo: “Unë jam zviceran sepse eidgenosët** nuk shënojnë nga tre gola në një ndeshje”? Dhe, këtu nuk shkonte fare ajo që komentatori i televizionit të Zvicrës tha se Shaqiri “është një njeri shumë i denjë për respekt”. E pra, këtë i duhej ta nënvizonte. Sepse, sidoqoftë, bëhej fjalë për një përfaqësues të një populli – sipas fjalëve të një specialisti disi të ngarkuar të reklamave (sic!) – “inferior”, i cili në fakt pikërisht po i mbante në jetë ëndrrat zvicerane të futbollit.
Dhe vërtet një popull “i ulët”: Shaqiri është i gjatë 1.69m dhe si i tillë ai mund të integrohet madje edhe në Appenzell. Në rast se ju, për ndonjë arsye, dyshoni se “the Shaq” është i integruar: ai është më shumë se kaq, meqë prej sa kohësh po heq dorë nga sqarimi se mbiemri i tij shqiptohet “Shaqiri” (Schatschiri: në shqiptimin gjermanisht). Këtë po e bën vetëm për faktin se kjo mënyrë shqiptimi kërkon nga zviceranët një therje të vogël gjuhe.
Nëpër mediet sociale brenda natës u përhapën komente ironike si: “kosovari shënoi tri herë pa mëshirë!”, “Kosovarët vjedhin golat e zviceranëve!”, “Kosovari provokon me betimin e Rütlit!” dhe, natyrisht: “Kundër golashënuesve masivë (lojë fjalësh me sloganin e SVP-së: Kundër migrimit masiv).
Ishte për një moment fitore, jo kundër kombëtares bullgare të futbollit por kundër propagandës raciste të të djathtës ekstreme.
Të ktehhemi te Ottmar Hitzfeld: Kombëtarja zvicerane është ende larg nga pozita, që, pas startit të dështuar, të kualifikohet megjithatë për Kampionatin Evropian në Poloni dhe Ukrainë; vendimi i Hitzfeldit që në vazhdimin e kualifikimeve të shkojë me kombëtaren më të re të të gjitha kohëve, ishte edhe ashtu mjaft i guximshëm.
Që fakti i mbështetjes së tij me këtë rast pikërisht në katër shqiptarë (dy prej tyre vijnë nga i njëjti fshat i Kosovës) t`i numërohet Hitzfeldit si qëndrim politik do të ishte mbase e tepruar. Shumë më e besueshme është që për të është thjesht, fare e parëndësishme se prej nga janë lojtarët me prejardhje. Dhe, me këtë, ai është pikërisht aty ku duhet.
(Kolumne e autorit zviceran-shqiptar Etrit Hassler. e përkthyer nga javorja WOZ. B.SH.)
(*Betimi i Rütlit, merret si baza e themelimit të Konferederatës së Zvicrës, në vitin 1291)
(**Eidgenose: emërtim që në opinion përdoret për të emërtuar zviceranët “me rrënjë”)
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar Për vitin aktual, SBB pret një fitim që ka të ngjarë të jetë në të njëjtin...
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave