Tematike
Historitë e migracionit dhe përkatësitë
Në botimin aktual të revistës "Terra Cognita" portretet, intervistat, esetë dhe analizat e shkurtra na japin një pasqyrë të shumë pamjeve që ka çështja e përkatësisë
Numri i njerëzve me të kaluar migrimi vjen duke u rritur. Çfarë do të thotë kjo për një shoqëri dhe si i qaset ajo kësaj? Si e identifikojnë njerëzit veten në raport me vendin, qofshin ata me ose pa prejardhje migracioni? Sa ka rëndësi që një vend të mund ta quash si “shtëpi, vatër” tënden ose si “atdhe, vendlindje”? Komisioni Federal për Migrim (EKM) me numrin më të ri të revistës “Terra Cognita” synon t`u përgjigjet këtyre pyetjeve.
Asgjë duket të mos i prekë njerëzit aktualisht më shumë se çështja e përkatësisë. Fakti se bota është shndërruar në një fshat, ua ngjall shumë njerëzve dëshirën për tu siguruar se ku janë “në shtëpi të tyre” ose cilit grup apo ne raste të caktuara edhe cilit popull i takojnë.
Në botimin aktual, portretet, intervistat, esetë dhe analizat e shkurtra na japin një pasqyrë të shumë pamjeve që ka çështja e përkatësisë. Ja disa shembuj:
“Kush je ti, prej nga vjen?”. Kjo pyetje, sipas Joell Kuntz, nisur nga fakti se shoqëritë po bëhen gjithnjë më të larmishme, fiton gjithnjë e më shumë në peshë.
Prandaj: “mos pyesni më për prejardhjen!”, thotë Boris Previsic në pledoajenë e tij duke kundërshtuar tendencat nacionaliste. Po ashtu edhe Semih Yavsaner, alias Müslÿm, kundërshton paragjykimet. “Të menduarit bargh-zi nuk ka të ardhme as të tashme ndërsa në rastun më të mirë mund të ketë një të kaluar”.
Konceptet e atdheut dhe të përkatësisë
Kryetari i EKM-së Walter Leimgruber, duke hulumtuar dimensionet e ndryshme të konceptit “atdhe”, konstaton se atdheu mendohet jo vetëm nga ana hapësinore dhe sociale por edhe nga ajo kohore. Dhe ai i referohet në këtë rast kohës së fëmijërisë pa brenga.
“Ne duhet ta sqarojmë me veten se kush jemi”, thotë Tim Guldimann, i cili është deputet nacional nga pozita e zviceranit që jeton jashtë Zvicrës. Ai me këtë rast ka ndërmend faktin se realiteti i jetuar nuk i referohet patjetër nacionalitetit zviceran. Dhe pikërisht kjo gjë kërkon një balllafaqim të një lloji tjetër me përkatësinë.
terra cognita
Shkarko DokumentinE-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë