Kinema

Martin Scorsese dhe “Heshtja” e tij

Filmi më i ri i Martin Scorsese, “Heshtje” trajton një nga temat që kanë qenë dhe janë preokupim i përhershëm i regjisorit legjendar. Ky është filmi i tij i dytë që merret drejtëpërdrejtë me religjionin, pas atij “Tundimi i fundit i Krishtit” (1ç88) me të cilin pati tronditur themelet e Vatikanit.

“Silence” (Heshtje) tregon historinë e dy preifërinjëve jezuit që nisen në mision për të gjetur mësuesin e tyre për të cilin flitet se ka mohuar fenë kristiane. Udhëtimi i priftërinjëve në lindjen e largët, në vendin ku i besohet diellit, është udhëtim I rrezikshëm.

Atje të krishterët që shpërndanin religjionin e ri por edhe ata që e kishin pranuar këtë religjion dënoheshin nga autoritet e vendit që konsideronin se ata kishin fenë e tyre, kishin traditën e tyre dhe nuk donin që në religjion i ri të ua prishte terezinë.
Filmi fillon me një skenë ku shihet se si torturohen kristianët e prirë nga At Ferreira (Liam Neeson) skenë kjo që aludon në Golgotën biblike. Torturat e bëjnë At Ferreirën që të gjunjëzohet. Dhe mandej rrëfimi kalon tek prifëtrinjët e ri që kërkojnë të nisen në mission për ta kërkuar ish mentorin e tyre zërin e të cilit e dëgjojmë në fillim si narrator që përmes një letre rrëfen se çfarë po u ngjanë besimtarëve në Japoni.

Mandej narratori ndryshohet dhe rrëfimi rrëfehet nga narratori i gjithëdijshëm I cili më vonë këtë rol ia lë At Rodriguesit ( Andreë Garfield) dhe krejtë në fund narrator sërish ndërrohet dhë këtë rol e merr një tregtar holandez, i padukshëm në film, i cili e kishte njohur personalisht At Rodriguesin dhe historinë e jetës së tij dhe krejtë në fund përsëri rrëfimi kalon në “duart” e narratorit të gjithëdijshëm.
Martin Scorsese, është një nga regjisorët më të mirë në histori të kinematografisë dhe edhe në këtë film magjia e tij është evidente. Ai ka zgjedhë që filmin e tij ta rrëfej në një mënyrë të qetë, pa muzikë shoqëruese.

Ai do që heshtjen e zotit që e ndjejnë personazhet, ta ndjejnë edhe shikuesit e filmit sepse në heshtje gjërat dëgjohen më mirë. Por përkundër asaj që ai di ta rrëfej bukur histori, te ky film duket sikur ka bërë një investim të çuar dëm të talentit të tij. Ai lë përshtypjen se po bën një film që tregon besimin dhe besnikërinë e të krishtervëve ndaj zotit edhe atëherë ku ky nuk u përgjigjet, si dhe brutalitetin e Budistëve.

Kjo tendencë vërehet dhe sikur e dëmton artin e gjeniut të filmit, që duket se ka rrëshqitur në një proklamues të një religjioni që sulmon një religjion e një kulturë tjetër, më të vjetër dhe të themeluar mirë në vendin ku ngjarjet ndodhin. Por gjatë rrjedhës së filmit shohim që debatet mes kristianëve dhe Inquisitorit dhe përcjellësve të tij janë shumë mirë të balancuar dhe sa duket se njëra anë ka të drejtë menjëherë tjetra merr të drejtën në anën e vetë.
E veçantë dhe esenciale për këtë film është skena kur takohen At Ferreira dhe At Rodrigues. Ky i fundit e kupton se thashethemet për ish mentorin e tij kishin qenë të vërteta dhe i dëshpëruar e me lotë në sy e çuan turp At Ferreiren I cili tashmë kishte edhe emër tjetër dhe dukej se kishte arritë paqen shpirtërore dhe menqurinë që ta kuptonte se më shumë se sa propagandimi i një feje dhe kokëfortësia kishte rëndësi shpëtimi i jetës së njerëzve. Ai mundohet që këtë t’ia shpjegojë edhe priftit të ri, i cili I prekur edhe nga torturat që u bëhen ndjekësve të tij, thehet dhe shkelë mbi portretin e Jezusit, zërin e të cilit e dëgjon para se ta vendosë këmbën mbi figurën e zotit të krishterë.
At Rodrigues bëhet si mësuesi i tij. Ai jeton i qetë, bashkëpunon me autoritet e vendit dhe kurrë më nuk e përmend religjionin, misionar i të cilit ishte dikur. Filmi përfundon duke na treguar se ai ishte plakur dhe kishte vdekur ku edhe varroset sipas traditave budiste.

Por krejtë në fund, narrator i gjithëdijshëm futet në zjarrin ku digjet trupi Rodriguesit dhe aty në duart ende të papërfshira nga flaka shohim një kryq të vogël që dikur ia kishte dhuruar një japonez i krishterë. Rodrigues e kishte kuptuar heshtjen e zotit. Ai kishte ruajtur besimin, por e kishte ruajtur në heshtje dhe duke e ruajtur në këtë mënyrë, ai kishte fituar edhe paqën shpirtërore e fizike. Atëherë kur ai e kishte heshtur, atëherë ai vërtetë e kishte kuptuar religjionin, zotin dhe heshtjen e tij.
“Silence“ është një film që nuk do të ketë ndonjë rëndësi të veçantë në krijimtarinë e Martin Scorsese, por që gjithësesi ia vlenë të shikohet. Nëse jo për ndonjë arye tjetër, për hatër të fotografisë së mrekullueshme të realizuar nga, tashmë bashkëpunëtori i rregulltë i Scorsese, Rodrigo Prieto. Ana vizuele është pika më e lartë e këtij filmi që adhuruesit e Scorseses paksa i tremb se mos regjisori i tyre i preferuar është plakur aq shumë sa ka filluar të bëhet religjioz.

*Autori është regjisor teatri dhe këtë vështrim e ka shkruar enkas për albinfo.ch