Gruaja

Gratë emigrante më pak të punësuara se ato të Austrisë

Gratë siriane janë të prekur më shumë nga fenomeni i papunësisë 75 %, duke pësuar me ato nga Kosova 46 % e nga Serbia 41 %

Granë emigrante kanë më pak gjasa të punësohet se sa ato austriake, sipas statistikave. Vetëm 57 të grave që kanë sfond të migrimit janë të punësuara, kurse 70 % është shifra e atyre që janë të punësuara pa sfond të migrimit. Këto të dhëna janë paraqitur nga Fondi i Integrimit të Austrisë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruar më 8 mars, shkruan ‘24.at’.

Shifrat tregojnë se të huajt janë të prekur më shumë se papunësia. Në vitin 2015, 13 % e të huajve ishin të papunë, gati dyfish më shumë se në mesin e austriakëve, me vetëm 7 %, përcjell albinfo.ch.
Gratë siriane janë të prekur më shumë nga ky fenomen me 75 %, duke pësuar me ato nga Kosova 46 % e nga Serbia 41 %.

Niveli i arsimimit është i ndryshëm. Gratë me rrënjët nga BE, apo edhe nga Zvicra kanë tendencë për t’u arsimuar më shumë se austriaket.

Gratë emigrante kanë më shumë fëmijë se ato austriake. 1.4 fëmijë është mesatarja e fëmijëve nga gratë austriake, derisa gratë nga Kosova kanë 3.3 fëmijë, gratë siriane 3.6 dhe ato nga Afganistani 4 fëmijë.