Shkurt.ch

Më së shumti për fushatë shpenzon SVP-UDC

3.4 milionë franga ka shpenzuar kjo parti për qëllime zgjedhore deri tash. Më së paku BDP, gjithsej 8000 franga!

Sipas një hulumtimi të bërë nga Televizioni i Zvicrës perëndimore, më së shumti para për marketingun zgjedhor deri më tash ka dhënë partia SVP-UDC. 3.4 milionë franga ka shpenzuar kjo parti për qëllime zgjedhore nga muaji maj deri në gusht. E dyta për nga shpenzimet zgjedhore është FDP (Partia Liberale) me 1.8 milion franga.

CVP (demokristianët) kanë shpenzuar për fushatë gjatë kësaj periudhe 1.27 milion franga. Ndërsa shumë larg prapa tri të parave është Partia Socialdemokrate, e cila në vendin e tretë në listë, ka shpenzuar gjithsej 300 mijë franga.

Më së paku para për fushatën e deritashme parazgjedhore ka shpenzuar BDP (Partia Demokratike Borgjeze), gjithsej 8257 franga.

Ndërkaq, shpenzimet e deritashme duket të jenë vetëm një pjesë e vogël e asaj që kanë në plan partitë të shpenzojnë deri në fund të fushatës. Kështu, SVP-UDC ka në dispozicion në mes 15 dhe 20 milionë franga për këtë destinim, CVP-ja 3 milionë dhe FDP-ja 2.6 milionë franga.