Gjuha
Abetare e posaçme
Për nxënësit shqiptarë jashtë vëndlindjes
Me anë të këtij libri synohet që nxënësit shqiptarë jashtë Republikës së Shqipërisë të përvetësojnë e të shqiptojnë saktë e drejt tingujt e gjuhës shqipe. Ky synim duhet të arrihet, sepse është një nga qëllimet e këtyre shkollave. Shqiptimi i qartë i tingujve dhe njohja e shkronjave të alfabetit të gjuhës amtare janë të domosdoshëm, sepse vetëm kështu përvetësimi i saj mund të quhet i plotë, por edhe se tekstet e leximit dhe literatura tjetër, me të cilën nxënësit bien në kontakt, janë shkruar mbi bazën e standardeve të gjuhës letrare shqipe. Mbi të gjitha, çdo njeri i kulturuar duhet ta flasë gjuhën e tij amtare sa më qartë e sa me më pak gabime e dialektizma, ashtu siç ndodh në vendet e qytetëruara të botës.
Kjo abetaredo t’u vijë në ndihmë nxënësve të Shkollave Shqipe të Mësimit Plotësues në diasporë, kudo ku ndodhen, por kryesisht atyre në vendet gjermanishtfolëse, anglishtfolëse dhe në Suedi.
Nga vëzhgimet bëra në disa Shkolla Shqipe të Mësimit Plotësues në vende të ndryshme të Europës, është konstatuar defekte shqiptimi në shumë nxënës. Tingujt nj, gj, rr dhe th në shumicën e rasteve nuk shqiptoheshin, natyrisht që edhe shkronjat e tyre nuk njiheshin. Shkronjat e alfabetit të gjuhës shqipe: ë, ç, dh, ll, sh, zh dhe xh, nuk pasqyrohen kështu në alfabetet e gjuhëve të lartpërmendura, por tingulli i njërës ose i tjetrës dëgjohet në gjuhën e huaj që ata mësojnë. P.sh. sh-ja shqipe në gjermanisht shkruhet kryesisht me shkronjat sch, në suedisht me shkronjat sk, ch dhe tj dhe dëgjohet si sh-ja shqipe.
Shkronjat e alfabetit shqip: c, q, x, y dhe z janë dhe në alfabetet e gjuhëve të huaja të lartpërmendura, por shqiptimi i tyre është i ndryshëm nga ai i gjuhës shqipe. P.sh. x-ja shqipe shqiptohet si ks në fjalët që e përmbajnë, ose z-ja në suedisht shqiptohet si s, ndërsa në gjermanisht kryesisht si c. Në anglisht si edhe në shqip z. Këto veçori i njohin shumë mirë mësuesit, që punojnë në këto shkolla me nxënësit shqiptarë.
Në këtë libër, 16 njësi mësimore u kushtohen tingujve të gjuhës shqipe dhe pikërisht: th, sh, ë, q, dh, zh, gj, rr, ll, nj, c, z, ç, x, xh dhe y.
Çdo njësi mësimore fillon në faqen çift dhe mbaron në atë tek. Kështu, me një të hapur libri, syri i nxënësit, me një shikim rrok në vija të përgjithshme, të gjithë përmbajtjen e njësisë.
Por, meqë nxënësit nuk mund ta mësojnë vetë mënyrën e artikulimit (nyjëtimit) të tingullit që nuk shqiptojnë, as që mund ta korrigjojnë pa ndihmën e mësuesit. Autorët janë përpjekur që në faqen çift të çdo tingulli të japim udhëzime, kryesisht për mësuesit, lidhur me mënyrën e artikulimit të tij, shoqëruar kjo me profilin përkatës dhe figura të tjera plotësuese. Ku ka pasur mundësi paraqitjeje, janë vendosur skica që paraqesin pamjen ballore ose në profil të organeve të gojës gjatë artikulimit të tingullit. Këto e ndihmojnë shumë edhe mësuesin.
Profilet e artikulimit të tingujve janë marrë nga libri i autorëve A.Dodi dhe J.Gjinari me titull “Fonetika dhe gramatika e gjuhës së sotme letrare shqipe”.Tiranë, 1983.
Tema “Mësoni, recitoni” zhvillohet me anë të tri vjershave, të cilat përmbajnë edhe 15 nga të 16 tingujt e mësuar prej nxënësve.
Nxënësit, duke i mësuar përmendsh këto vjersha dhe duke i deklamuar ato, sigurisht pa gabime shqiptimi, i automatizojnë tingujt e mësuar, të cilët duhet të shqiptohen sa më qartë e sa më saktë. Tingulli i automatizuar saktë nuk harrohet lehtë, nxënësi e shqipton lirshëm, pa u menduar se si duhet ta artikulojë.
Në libër përfshihet dhe alfabeti i gjuhës angleze, suedeze, asaj gjermane si dhe alfabeti i gjuhës shqipe, të cilin është e domosdoshme që ta mësojnë përmendsh, ashtu siç mësojnë alfabetin e gjuhës së vendit mikpritës. Një mësim i tillë është i nevojshëm. Mjafton të kujtojmë dobinë që u sjell nxënësve kur përdorin një fjalor, një enciklopedi etj.
Teksti përfundon me një vjershë të Naim Frashërit, e cila ngjall te nxënësit dashurinë për gjuhën amtare dhe atdheun.
Autorja: Urti Osmani
Titulli I librit: Abetare e Posaçme Për nxënësit shqiptarë jashtë Republikës së Shqipërisë
Numri I faqeve: 48
Botues: Shtypshkronja “Milenium i Ri”
Shtypi: Shtypshkronja “Milenium i Ri”
Donator: AIITC
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës