Shkurt.ch
Britaniku shet ajrin nga Alpet zvicerane
Konsulent i IT-së, John Green, mbush ajrin në lartësi të Alpeve zvicerane dhe planifikon t’i shesë shishet në qytete të ndotura në të gjithë botën.
Britaniku për 20 vjet jeton në Bazel, siguron se bocat e mbyllura, të cila planifikon t’i shesë, përmbajnë ajrin nga vendi Alpin, që ka ajrin më të mirë në botë.
Ai është ngjitur 3000 metra mbi nivelin e detit për të marrë ajrin. “Sigurisht nuk e kam mbushur në parking. Unë jetoj këtu 20 vjet dhe kam kuptuar se zviceranët nuk e dinë se ata kanë ajrin që është i veçantë”, tha Green, përcjell “Mirror”.
Ajri nga rajoni Zermatt nuk do të jetë i lirë. Për boca trilitërshe blerësi do të duhet të vërë mënjanë 200 funte, 1 litër do të kushtojë 135 funte dhe çmimi për një gjysmë litër do të jetë 78 funte.
“Unë ende nuk e kanë shitur as një shishe të vetme, duke pasur parasysh se ky biznes ka filluar vetëm disa ditë. Megjithatë, jam i sigurt se konsumatorët së shpejti do të fillojnë ta blejnë”, tha Greene, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë