Integrimi
“Ekzotika” e vrasjeve ose paragjykimet për shqiptarët
Osmani: E dënoj dhunën e ushtruar nga bashkatdhetarët e mi, por edhe instrumentalizimin e saj nga qarqe të ndryshme politike zvicerane
Gazeta “Landbote” e Winterthurit i ka dhënë një hapësirë prej një faqeje të saj një interviste të bërë me Osman Osmanin, funksionar sindikal, punëtor social dhe veprimtar të komunitetit shqiptar, që jeton prej afër tridhjetë vitesh në Zvicër.
Intervista, që ka titullin “E ndjej përgjegjësinë kolektive” përqendrohet në jehonën e akteve tashmë të njohura të krimit, të kryera muajin e kaluar nga shqiptarët, në dy vende të ndryshme në Zvicër. Kështu, gazetarja është fokusuar pothuaj kryekëput në qëllimin për të marrë “perspektivën shqiptare” gjegjësisht perspektivën e një burri shqiptar rreth vrasjeve.
Lidhur me përjetimin e vrasjeve të kryera nga bashkatdhetarët e tij, Osmani përgjigjet se si çdo shqiptar është ndjerë i tronditur thellë. “Më së shumti më ka shokuar lajmi se një burrë ka vrarë dy gra”, ka thënë ai duke iu referuar krimit të Pfäffikonit. “Të vriten gratë dhe fëmijët, kjo është diçka që nuk shkon”.
Kjo përgjigje e sjell pyetjen e e gazetares nëse kjo do të thotë se shqiptarët tolerojnë rastet kur të vrarë janë “vetëm” meshkujt?” Në përgjigjen e tij Osmani thotë se vrasja është gjithmonë e dënueshme por megjithatë, vrasja e personave të pambrojtje, grave dhe fëmijëve, edhe me të drejtën zakonore të shqiptarëve dënohet më ashpër.
Osmani thotë se kjo e drejtë shpesh shikohet vetëm nga aspekti i gjakmarrjes, ndërsa ajo ka edhe aspekte tjera, që, në kushte të mungesës së shtetit juridik, kanë rregulluar shumë fusha të jetës së shqiptarëve. Por, ai thekson se në Kosovë sot janë fare pak rastet e vrasjeve që vijnë si pasojë e gjakmarrjes.
Sa i përket vrasjeve brenda familjeve, të cilat i bëjnë meshkujt si pasojë e mbingarkesës, ai thotë se kjo i prek edhe meshkujt zviceranë, të cilët, jo rrallë, në situata krize kanë shuar tërë familjen.
Një pyetje që dëshmon se paragjykimet nuk janë karakteristike vetëm për njerëzit e painformuar është ajo që i shtrohet O. Osmanit: “Përse shqiptarët udhëheqin listat e njerëzve që kanë kryer delikte. A kanë ata potencial më të lartë të agresivitetit krahasuar me njerëzit tjerë?” Përgjigja është kategorike: “Kjo është absurditet. Sjelljet e njerëzve varen shumëfish më shumë nga situata e dhënë se sa nga prejardhja etnike. Po bëri një zviceran një delikt, shikohen motivet që e kanë shtyrë ta bëjnë atë ndërsa kur këtë e bën një shqiptar, menjëherë do të etiketohet i gjithë komuniteti.
Natyrisht që unë i dënoj aktet e dhunshme të kryera nga bashkatdhetarët e mi, por e dënoj edhe dhunën që po ushtrohet nga grupime të ndryshme politike duke e keqpërdorur situatën.
Sa i përket përmirësimit të mundshëm të imazhit të shqiptarëve përmes ta zëmë, golave të Shaqirit, që, sipas gazetares erdhën në kohë të duhur, Osmani ka një këndvështrim më ndryshe. Megjithëse e çmon Shaqirin dhe e konsideron simpatik, ai nuk është për përdorimin e talenteve të jashtëzakonshme sikur Shaqiri si shembuj. Ka në mesin e komunitetit tonë shumë njerëz tjerë normalë, shumë mjekë, nxënës apo punëtorë socialë që mund të merren si shembuj të mirë.
Intervista si tërësi, sjell mjaft informacion për lexuesit zviceranë sa i përket gjendjes në mesin e komunitetit shqiptar këtu. Por, ajo që bie në sy është se gazetarja duket sikur e ka orientuar bisedën ashtu që të nxjerrë figurën e shqiptarit sa më ekzotike, sa më të dallueshme nga figura “korrekte” e një qytetari evropian. (BSH).
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











