Zhvillim
Ndërlidhja e diasporës në krijimin e ambientit për ndërmarrësit e rinj
Në ditën e dytë të konferencës së organizuar nga Swisscontact në Biel/Bienne në fokus të punës ishte forcimi i monitoringut dhe në këtë kontekst edhe roli që mund të luajnë diasporat e vendeve përkatëse në zhvillimin e ndëmarrësisë
Shkëlzen Marku është një afarist nga Puka, me qëndrim në Tiranë. Ai ka tashmë një bagazh pune me organizata të nivelit global, veç tjerash edhe me Bankën Botërore. Njohja e funksionimit të sistemit në Shqipëri dhe jashtë si dhe përvoja e tij në çështje ekonomike është një resurs që vlerësohet shumë kur bëhet fjalë për nxitjen e investitorëve nga diaspora për të investuar në Shqipëri.
Shkëlzen Marku
Dhe pikërisht kjo lidhje ishte në fokus të ditës së dytë të konferencës kushtuar forcimit të ndërmarrësisë në fushën e ekosistemeve, mbajtur javën e kaluar nga fondacioni Swisscontact në Biel/Bienne, të Kantonit të Bernës. Ai në debatin e zhvilluar në punëtoritë në kuadrin e konferencës ofron shërbimet ku hyn edhe ekspertiza dhe “know-hov” i tij për tërheqjen e diasporës shqiptare për investime në Shqipëri. Shkëlzeni aty po merrte pjesë së bashku me katër kolegë dhe kolege të tij nga Shqipëria për të treguar përvojat e tyre nga fusha e përmendur dhe për të vendosur lidhje edhe me diasporën.
Ndërsa Jasna dhe Jovana nga Maqedonia thonë se pjesëmarrja në këtë konferencë është një përvojë e pasur për to. “Ne vijmë nga qendra më e re e Swisscontact-it në regjion, ajo e Shkupit. Kemi zhvilluar një numër projektesh në fushë të ekosistemit dhe me pjesëmarrjen tonë këtu, kemi pasur rastin të sjellim përvojat tona dhe njëkohësisht edhe të marrim përvoja të reja nga pjesëmarrësit tjerë. Gjithashtu lidhja me diasporën nga Maqedonia në Zvicër, në funksion të tërheqjes së saj për të sjellë ekspertizën në vendin tonë, ka qenë një ndër synimet e pjesëmarrjes sonë në këtë konferencë”, thotë Jasna Trenkovska për albinfo.ch.
Pjesëmarrës, përfaqësues nga 6 shtete
Pjesëmarrës të këtij aktiviteti mjaft kompleks kanë qenë përfaqësues nga gjashtë shtete: Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Maqedonia, Serbia, Peruja dhe Vietnami.
Në ditën e dytë, më 21 shkurt në fokus të punës ishte aftësimi dhe forcimi i monitoringut dhe në këtë kontekst edhe roli që mund të luajnë diasporat e vendeve përkatëse në zhvillimin e ndëmarrësisë. Përfaqësuesit e vendeve të përmendura më lartë dhe mentorë e trajnues nga Zvicra, kanë prezantuar njohuritë e tyre në këtë drejtim dhe kanë këmbyer përvojat mes vete. Kjo tematikë është rrahur në disa panele të mbajtura për të gjithë pjesëmarrësit dhe në një numër punëtorish (workshops) ku të pranishmit punonin në grupe më të vogla, kryesisht në baza regjionale.
Në fund, përfaqësuesit e grupeve përkatëse raportonin para të gjithëve duke prezantuar gjetjet e tyre, problemet specifike të rajonit që prezantonin ose edhe të arriturat.
Leiser nga Swisscontact: Diaspora shqiptare ka potencial të madh për ta transmetuar në evndet e prejardhjes
Siç thotë për albinfo.ch Stephan Leiser menaxher projektesh i SECO-s i angazhuar te Swisscontact, Swiss Enterpreneurship Program i Swisscontact-it mbështet organizatat të cilat në vendet e tyre angazhohen për të krijuar një mjedis më të mirë për ndërmarrësit e rinj. “Në këtë mes hyn edhe Shqipëria, prej nga kemi ftuar këtu edhe katër menaxherë të atjeshëm për të bërë së bashku me të tjerët përpunimin e temave të ndryshme dhe këmbimin e ideve me menaxherë nga vende të tjera dhe nga Zvicra. Temë e sotme ishte mentoringu, i cili luan një rol shumë vendimtar sidomos për ndërmarrësit e rinj që të fillojnë një firmë. Këtë e kemi menduar në kombinim me diasporën pasi që te ajo ne shohim një potencial shumë të madh. Kështu, ne mendojmë që në të ardhmen diasporën shqiptare ta angazhojmë më tepër pasi që ajo ka një përvojë të madhe nga puna profesionale në Zvicër, të cilën do ta bartte në vendin e prejardhjes”, thotë më tutje Leiser. Ndërsa gjatë ditëve të tjera të kësaj konference, ka vazhduar ai, është punuar lidhur me atë se si t`u ndihmohet menaxherëve të rinj, themeluesve të ndërmarrjeve të reja për të përpunuar një model të suksesshëm dhe të qëndrueshëm të ndërmarrjeve përkatëse.
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve