Lajme
Bangladeshi, shteti i 114 që njeh pavarësinë e Kosovës
“Kanë qenë vite përpjekjesh për të lobuar dhe marrë këtë njohje. Faleminderit. Tani kemi 114 njohje", ka deklaruar shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj

Bangladeshi është shteti më i ri që ka njohur pavarësinë e Kosovës, duke ngritur në 114 numrin e shteteve që njohin realitetin e ri evropian. Lajmin e njohjes e ka konfirmuar Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ndërsa e ka përshëndetur para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, edhe ambasadorja e Kosovës, në SHBA, Vlora Çitaku.
“Bangladeshi njeh pavarësinë e Kosovës. Lajmi më është konfirmuar para pak çastesh edhe zyrtarisht. Kanë qenë vite përpjekjesh për të lobuar dhe marrë këtë njohje. Faleminderit. Tani kemi 114 njohje”, ka deklaruar shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj.
Po ashtu këtij lajmi i është gëzuar edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku e cila në fjalimin saj para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku u diskua situata në Kosovë në tremujorin e fundit, falënderoi popullin dhe qeverinë e Bangladeshit për njohje.
“Më lejoni t’u them se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, e njohur nga pjesa dërmuese e shteteve të botës. Falënderoj edhe qeverinë dhe popullin e Bangladeshit që ka njohur sot Kosovën, por edhe Singaporin që njohu pavarësinë tonë në dhjetor”, ka shtuar Çitaku ndër tjera.
Republika Popullore e Bangladeshit është vend në Azinë jugore me kryeqytet Dhakan. Bangladeshi kufizohet me Indinë dhe Burmën (tani Mianmar) dhe është fqinje e Kinës, Nepalit dhe Butanit. Ka një popullsi mbi 141 milion banorësh, ndërsa shumica e popullsisë merren me bujqësi.
E-Diaspora
-
Komuniteti mysliman shqiptar në Zvicër uron festën e Fitër Bajramit Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin, përcjell albinfo.ch. Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ)...
-
Dënohet kosovarja: I ka vjedhur 30.000 franga plakës për të cilën kujdesej
-
Festa e Bajramit në Zvicër këtë të diel – ku do të falet namazi në Lozanë?
-
Suedi: Aktivitet letrar në kuadër të Muajit të Frankofonisë
-
Njihuni me shqiptarin që do drejtojë USS Pearl Harbor
Jeta në Zvicër
-
Dënohet kosovarja: I ka vjedhur 30.000 franga plakës për të cilën kujdesej Punonjësja e spitex-it ka vjedhur nga komodina e plakës katër byzylykë, tre rrathë, dy gjerdanë, një...
-
Zvicra shqyrton riaktivizimin e fortifikimeve të braktisura
-
Kompanitë zvicerane po i kthejnë punëtorët për të punuar nga zyra
-
Projektet pilot lehtësojnë aksesin në arsimin e lartë për refugjatët
-
Shumica e zviceranëve jashtë vendit kanë dy ose më shumë pasaporta