E-Diaspora
Roli i diasporës shqiptare në proceset politikëbërëse në Kosovë
Besohet që afër gjysma e popullatës shqiptare jeton jashtë territoreve të shteteve amë, duke e bërë kështu diasporën shqiptare një numër domethënës në Evropë. Pa dyshim, diaspora shqiptare ka dhënë një mbështetje të vazhdueshme ekonomike, politike, dhe morale për shtetet amë. Shembulli tipik që tregon rëndësinë e diasporës për zhvillimin e Kosovës është shuma e remitancave që diaspora dërgon çdo vit. Në vitin 2015, remitancat ishin baraz me 15% të Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB). Megjithatë, remitancat janë një pjesë e vogël e potencialit që diaspora ka për të kontribuar në zhvillimin e Kosovës. Për këtë arsye, remitancat nuk duhet të jenë e vetmja urë lidhëse, por duhet të punojmë në mënyrë që diaspora të mbetet pjesë aktive e shoqërisë Kosovare.
Për të punuar në këtë drejtim dhe për të mësuar më shumë rreth angazhimit të mëtutjeshëm të diasporës në vendet amë, organizata jo-qeveritare Germin, organizoi një takim virtual me diasporën. Germin përpiqet të përdor kanale virtuale të komunikimit për të lehtësuar angazhimin e diasporës në shtetet e amë, andaj takimi u zhvillua përmes platformës interaktive Google Hangout, duke spikatur kështu mundësinë që ofron teknologjia për të lidhur pjesëtarët e diasporës me njëri tjetrin. Takimi ishte i pari i një seri takimesh virtuale që do të organizohen si pjesë e iniciativës Dialogu i Strukturuar për të Drejtat e Diasporës, qëllimet e të cilës u prezentuan nga Liza Gashi. Diskutimi u moderua nga Alban Pruthi, i cili punon në Bankën Botërore në Washington D.C. dhe tema kryesore e diskutimit ishte roli i diasporës shqiptare në proceset politikëbërëse në Kosovë. Panelistët që morën pjesë jetojnë në 9 shtete të ndryshme të botës, dhe veprojnë në fusha të ndryshme profesionale. Ata ishin Bashkim Hazizaj nga Luksemburgu (artist/aktivist), Brikena Muharremi nga Anglia (avokate/aktiviste), Lulzim Syla nga Gjermania (biznesmen), Linda Fetiu-Sina nga Austria (gazetar), Amet Gjanaj nga Belgjika (politikan), Arbër Bullakaj nga Zvicra (politikan/ekonomist), Osman Osmani nga Zvicra (politikan) dhe Ruki Kondaj nga Kanadaja (farmaciste/aktiviste).
Të gjithë panelistët theksuan që diaspora shqiptare është një dhe përfshin të gjithë shqiptarët, pa marr parasysh se prej cilit shtet (Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë etj.) vijnë. Vetëm një diasporë e bashkuar mund të jap kontributin e duhur në Kosovë dhe Shqipëri. Vlen të ceket që disa panelistë folën për rrezikun e krijimit të ndasive përmes politizimit të diasporës. Politizimi i diasporës mund të krijoj përçarje si ato që tashmë ekzistojnë në Kosovë, dhe kjo do bënte që diaspora të jetë forcë e papërfillshme në politikat e jashtme. Gjithsesi, panelistët komentuan për rëndësinë e pjesëmarrjes së diasporës në zgjedhje komunale dhe nacionale, dhe përfaqësimin e tyre në Kuvendin e Kosovës. Votimi i diasporës është kyç në angazhimin e tyre sepse nëse ata nuk kanë mundësi të votimit, atëherë edhe motivi për angazhim në Kosovë është i ulët. Po ashtu, disa prej panelistëve sugjeruan që përfaqësues të diasporës të inkuadrohen në komisione parlamentare të cilat merren me politika të caktuara që lidhen drejtpërdrejt me diasporën. Një përfaqësim i tillë do siguronte që zëri i diasporës do të dëgjohet nga institucionet përkatëse.
Video: https://www.youtube.com/watch?v=okF8EhlH-4A
Shumë prej panelistëve besojnë që angazhimi i pjesëtarëve të diasporës në proceset politikbërëse në Kosovë duhet të paraprihet nga angazhimi i tyre në shtetet ku jetojnë. Kur individët bëhen pjesë e politikës në vendet ku jetojnë, atëherë ata/ato kanë mundësi të mësojnë nga politikbërja e vendësve. Kjo njohuri, më pas, do të reflektoj edhe në angazhimin e tyre në Kosovë dhe Shqipëri sepse ata/ato do sjellin një këndvështrim të ri. Po ashtu, angazhimi në shoqëritë e tyre përkatëse do e ndihmoj diasporën të luaj një rol më konstruktiv në zhvillimin e Kosovës, dhe do bëj që diaspora të mos ngec tek viktimizimi i vetvetës.
Në mënyrë që pjesëtarët e diasporës të inkuadrohen në politkëbërje duhet të bëhet rrjetëzimi gjithëpërfshirës i diasporës, si dhe krijimi i databazave specifike për shoqata të diasporës dhe profesionistëve të fushave të ndryshme. Panelistët përgëzuan OJQ Germin për platformën e tyre (http://organizatatshqiptare.org/map/) e cila bën rrjetëzimin e shoqatave shqiptare në diasporë, dhe komentuan në nevojën për krijimin e më shumë platformave të tilla. Ata theksuan që krijimi i rrjeteve profesioniste është i domosdoshëm për të ndërtuar kapacitet njerëzore të cilat mund të përdoren në proceset politikëbërëse në Kosovë. Këto rrjete do të lehtësonin bashkëpunimin e ekspertëve të diasporës me njeri/a-tjetrin/ën si dhe do rezultonin në ide të reja për angazhimin e tyre në Kosovë.
Rrjetëzimi i profesionistëve të diasporës është, po ashtu, i rëndësishëm sepse do të lehtësoj inkuadrimin e diasporës në ekonominë Kosovare. Disa prej panelistëve theksuan që më shumë duhet bërë për të krijuar kushte të favorshme për individ të diasporës që janë të interesuar të investojnë në Kosovë. Pjesëtarët e diasporës tashmë kanë filluar të krijojnë lidhje mes bizneseve Kosovare dhe tregjeve të huaja, mirëpo, më shumë duhet bërë për të tërhequr investime nga jashtë. Panelistët u pajtuan që stabiliteti juridik dhe ekonomik do të përmirësonin ambientin e investimeve. Ata theksuan që Kosova duhet të punoj në forcimin e sistemit të drejtësisë në mënyrë që investitorët të ndihen të mbrojtur nga ligji. Po ashtu, stabiliteti juridik dhe ekonomik janë të rëndësishëm sepse do lejojnë që investitorët të krijojnë plane afatgjate për bizneset e tyre në Kosovë.
Si investitorët potencial, po ashtu edhe pjesëtarë të tjerë të mërgatës, që duan të angazhohen në proceset politikbërëse në Kosovë kërkojnë më shumë siguri dhe projekte specifike në të cilat ata/ato mund të inkuadrohen. Në fund, panelistët përsëritën bindjen e tyre që diaspora shqiptare ka një potencial të madh, dhe dëshirën për të mbajtur lidhje me Kosovën. Kështu që institucionet e Kosovës duhet të gjejnë mënyra të ndryshme për të rrespektuar të drejtat e diasporës dhe për të angazhojnë diasporën në disa sfera të shoqërisë Kosovare.
Kaltrina Kusari vijon studimet e magjistraturës tek Universiteti i Calgary në Alberta të Kanadasë, në fushën e punës sociale. Studimet e saj përqëndrohen në përvojat e azil kërkuesve Kosovarë dhe rëndësinë e migrimit në historinë e Kosovës. Për momentin, ajo është pjesë e Germin, një OJQ e cila punon për avokimin e të drejtave të diasporës.
E-Diaspora
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish Teksa kryeministri Edi Rama mbajti fjalim para shqiptarëve në Londër, në ambientet e tjera të objektit...
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje