Feja
Xhamitë i hapin dyert
Katër xhami të Zvicrës lindore do ti hapin dyert e tyre këtë të shtunë për vizitorë
Shoqata e komunitetit islamik (SHKI) për Zvicrën Lindore , ka ftuar për të shtunën, prej orës 14 deri 18 të gjithë ata që dëshirojnë të vizitojnë xhamitë, në ditën e ashtuquajtur „Dita e xhamisë së hapur“.
Të interesuarit do të mund të vizitojnë xhamitë në katër vende. «Dëshirojmë të ndërtojmë ura në mes të kulturave të ndryshme», deklaron sekretari i SHKI, Jetmir Shakiri, i cili është përgjegjës për këtë organizim.
„Dita e xhamive të hapura“ është publike: Vizitorët do të shoqërohen nëpër vendet e lutjes, do të mund të parashtrohen pyetje, ndërsa do të jenë të pranishëm edhe imamët.Komunitetet islamike në Zvicër, sipas „Tagblatt.ch“ janë të organizuara sipas shoqatave dhe kombësive: Boshnjakë, shqiptarë, arabë etj.
Një manifestim i njëjtë i „Dita e xhamisë së hapur“ ishte realizuar qysh para dy vitesh, pak para votimit të „Iniciativës kundër minareve“. Qëllimi i atëhershëm ka qenë njësoj sikur ai i kësaj të shtune: Përmes takimeve të këmbehen përvojat e kulturave të ndryshme dhe të hidhen poshtë paragjykimet.
Organizatorët shpresojnë në një numër të madh vizitorësh, ndërsa sipas Shakirit ndjehet mungesa financiare për organizimin më të shpeshtë të këtyre manifestimeve.
Dyert e xhamive hapen të shtunën, nga ora 14–18, komunitetet islamike në „Hinteren Bahnhofstrasse 19“, „Werkstrasse 5a“, „Gaiserëald- strasse 16“, „Herisauer Strasse 52“.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e Shoqatës “Bashkimi Uster” kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor