Lajme
Shembet Ura e Gurit në Vushtrri
Është rrëzuar në orët e para të ditës së sotme një pjesë e Urës së Vjetër të Gurit në Vushtrri
Moti i lig, me reshje shiu dhe bore, ka dëmtuar mbrëmë Urën e vjetër të Gurit në Vushtrri, njërin nga monumentet më të tjetra të trashëgimisë kulturore kosovare, e nderuar disa shekuj më parë. Sipas njoftimeve nga Komuna e Vushtrrisë, Urës i janë shembur disa nga gurët që kanë qenë në pjesën e epërme.
“Mbrëmë rreth orës 3 pas mesnate, nga pjesa e epërme anësore e urës, për të cilën historia thotë se është ndërtuar në kohën e Perandorisë Osmane apo edhe më herët në kohën e Perandorisë Romake, së bashku me bazën janë rrëzuar 36 blloqe të gurëve,” thuhet në njoftimin e komunës, citon kallxo.com
Sipas të njëjtit njoftim, pronarët e restorantit “Ura e Vjetër e Gurit”, i cili gjendet në hapësirat e afërta të këtij monumenti të trashëgimisë kulturore, kanë informuar të gjitha institucionet komunale dhe ato qendrore për rrënimin. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka dal Policia e Kosovës, duke vendosur shirita policorë dhe krijuar perimetrin e sigurisë.
Ura e Vjetër e Gurit në Vushtrri është njëri nga objektet kosovare të trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përhershme, ndërsa sipas Ministrisë së Kulturës është ndërtuar në shekullin XIV. Ura kur u ndërtua shërbente për ta kaluar lumin Sitnica, por në shekullin XX ky lum devijon rrjedhën e tij duke e lënë Urën e Gurit një urë pa lum.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













