Shkurt.ch

Edhe një milioner i shtohet Zvicrës

Përsëri dikush me fat e ka kapur çmimin milionësh në lotarinë zvicerane.

Personi me fat është bërë milioner të mërkurën nga “Swiss Lotto”, duke i qëlluar gjashtë numra. Ai fitoi 1 milion franga, njofton “Swisslos”, transmeton albinfo.ch.

Kombinimi me fat i numrave ishte: 3, 16, 17, 25, 28, 42. Nëse do të kishte qëlluar edhe numrin me fat, do të fitonte 7.6 milionë franga.

Në edicionin e ardhshëm Jackpot mban vlerën 8.1 milionë franga.