Sport
Piloti i vetëm shqiptar në Moto 3 kërkon ndihmën e motoristëve shqiptarë
Të gjitha shpresat e pilotit shqiptar janë te klubet e shumta motoristike të shqiptarëve, duke ju drejtuar atyre me apelin për ta ndihmuar në realizimin e ëndrrës se tij për të garuar me ngjyrat e vendit të tij, Shqipërisë. Një kërkesë për mbështetje financiare ai i ka shkruar edhe Ministrisë së Sportit në Shqipëri.
Argëtim Ramdani është piloti i vetëm shqiptar që ka garuar vitin e kaluar me veshjet Albania në garat e kampionatit spanjol të kategorisë Moto 3.
I riu nga Kërçova ka zhvilluar shtatë gara vitin e kaluar dhe vetëm njërën nuk ia ka dalë ta qojë deri në fund, të tjerat i ka mbyllur me sukses. Ai e ka mbyllur vitin garues në vendin e 9-të në renditjen e përgjithshme tabelare të kampionatit spanjol në klasën Moto 3 përballë një konkurrence jashtëzakonisht të madhe.
„Në vitin 2016 kam zhvilluar shtatë gara nga të cilat vetëm njërën nuk kam arritur ta perfundoj për shkak të një problemi në motor, ndërsa të gjitha garat tjera i përfundova me sukses!“, thotë Argëtimi për albfinfo.ch.
Duke parë talentin e tij dhe rezulatet e treguar në një kampionat ndër më të vështirët në botë, ekipi “Pinamoto RS” ka treguar gatishmëri që sezonin 2017 ta vazhdojë me Argëtimin, që njëherit do të ishte piloti i parë shqiptar në garat botërore të motoçiklizmit.
Por problemi kryesor mbetën financat. Sivjet që ai ka mësuar teknikat e ngasjës së motorit përballë konkurrenteve të tij, i mungonë mbështetja financiuare për ta vazhduar garën.
„Problemi i vetëm janë financat, deri më tani të gjitha shpenzimet mi ka mbuluar babai im. Por tani e tutje nuk kemi më mundësi që të vazhdojmë në mënyrë private sepse harxhimet janë shumë të mëdha dhe të papërballueshme“.
Familja e tij ka dhënë gjithë çfarë ka pasur për të ardhur deri këtu. Babai i tij ka shpenzuar rreth 150 mijë euro.
„Të gjitha harxhimet e karrierës sime i ka mbuluar babai im. Kanë qenë harxhime mbi 150 mijë euro dhe tani më nuk kemi mundësi që të vazhdojmë në mënyrë private me harxhimet“, thotë i dëshpëruar Argëtimi.
Kontratën për sezonin 2017 e ka nënshkruar – ekipi „Pinamoto RS“ i ka ofruar nënshkrimin e kontratës por me kusht që deri në fillim të sezonit të sigurojë financat.
Të gjitha shpresat e pilotit shqiptar janë te klubet e shumta motoristike të shqiptarëve, duke ju drejtuar atyre me apelin për ta ndihmuar në realizimin e ëndrrës se tij për të garuar me ngjyrat e vendit të tij, Shqipërisë. Një kërkesë për mbështetje financiare ai i ka shkruar edhe Ministrisë së Sportit në Shqipëri.
„Do të ishte një ndihmë shumë e madhe për ne në qoftë se klubet shqiptare të motoçiklizimit do gjenin mundësi për të na ndihmuar financiarisht për ta filluar sezonin “, thotë Argëtimi, i cili është në pritje të një përgjigjeje nga Ministria e Sportit të Shqipërisë.
„Jemi në pritje të një takimi me Ministrinë e Sportit në Shqipëri, por atje punët shkojnë shumë ngadalë“, ankohet Argëtimi.
Për garën e parë pranverore atyre u nevojiten 17 mije euro. Pasta kanë kohë deri në fund të muajit maj kur edhe starton pjesa e dytë e kampionatit.
„Në qoftë se nuk sigurojmë buxhetin për të filluar sezonen, atëherë ekipi „Pinamoto RS“ do ta anulojë kontratën dhe gjithçka do përfundojë për mua“, thotë i mërzitur talenti i motoçklizmit, Argëtim Ramdani.
Ata që dëshirojnë ta kontaktojnë Argëtimin, munden përmes adresës elektronike; argetim98@hotmail.com ose të shkruajnë në adresë të redaksisë sonë: info@albinfo.ch.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriArgëtim Ramdani
- Prejardhja:Kërçova - Maqedoni
- Vendi ku vepron:Maqedoni
- Profesioni:Pilot në Moto 3
E-Diaspora
-
Një shqiptar në mesin e katër të arrestuarve pas të shtënave në Cyrih Gjykata caktoi masën e paraburgimit për dy 32-vjeçarë zviceranë, një 31-vjeçar me dyshtetësi të Shqipërisë dhe...
-
Donte t`i vriste policët me hanxhar: 8 vjet burg për shqiptarin islamist
-
Studentët takojnë liderët industrialë
-
Dr. Gezim Dervishi, mjeku që ju mëson si të ulni peshën, pa rrezikuar shëndetin
-
Sa deputetë pritet të jenë nga diaspora?
Jeta në Zvicër
-
Një shqiptar në mesin e katër të arrestuarve pas të shtënave në Cyrih Gjykata caktoi masën e paraburgimit për dy 32-vjeçarë zviceranë, një 31-vjeçar me dyshtetësi të Shqipërisë dhe...
-
Cyrihu duhet të bëhet një “strehë e sigurt” për refugjatët
-
Zvicër: Rënie e vogël e shkallës së papunësisë
-
Sindikata e kompanisë SWISS kërkon përmirësime për stafin tokësor
-
Studentët takojnë liderët industrialë