Integrimi

Kosovarët në shënjestër të debatit mbi emigracionin

Dramat e fundit në Zvicrën gjermane kanë ringjallur klishetë. Në prag të zgjedhjeve ne duhet ta prisnim një instrumentalizim të tillë. Na vjen shumë keq për brutalitetin e ngjarjeve që ndodhën në Pfaffikon dhe në Interlaken. Ne megjithatë dëshirojmë të evitojmë reagimin e tejskajshem. Deputete socialiste në Këshillin e Lartë të Lucernit, Ylfete Fanaj është me origjinë nga Kosova. Megjithate ne nuk mund të jemi indiferentë thotë ajo. Prej rreth dhjetë ditësh komuniteti kosovar ndodhet, pa dëshirën e tij, në zermër të aktualitetit politik.

Për kujtesë : më 15 gusht një burrë me origjinë nga Kosova, vrau në rrugë gruan e tijdhe përgjegjësen e shërbimit social te Pfaffikon (Zurik). Të nesërmen gazeta Blick, duke u përqëndruar në « krimet e dhunës » raportonte për grushtat dhe fyerjet bëra me gjakftohtësi ndaj një mundësi nga Interlakeni anëtar të UDC-së, nga dy kosovarë.

Përveç indinjatës dhe shokut, edhe kërkesat politike nuk vonuan, si një shenjë e një klime të tendosur në sfondin e debatit mbi emigracionin. Dy dite pas dramës në Pffafikon, Fidel Stocker, biri dhe partneri i një specialisti në komunikim i Klaus Stocker të Zurikut, përdor shprehje diskriminuese në blogun e tij duke folur për « popull inferior » për të cilin ne nuk kemi nevojë.

Në shënjestër të ankesave në kuadër të ligjit klundër racizimit ai ka kërkuar tashmë falje por refuzon të komentoj pozicionin e tij.

Mos pajtime në gjirin e UDC-se, një tjetër reagim në nivel kombëtar ka ardhë nga UDC-ja e cila që të premten ka përfituar nga kjo dramë për të ilustruar fushatën në lidhje me iniciativën kundër emigracionit masiv. «Një kosovar vret përgjegjesin e shërbimeve sociale », « kosovarët therrin një zvicran », titullohen njoftimet.

Jo të gjithë anëtarët e kanë duartrokitur këtë ngutje sikur është këshilltari i shtetit This Jenny i cituuar nga gazeta Sonntang. Ai ka frikë nga amalgamet qëllimkëqija. Për deputetin Yvan Perrin këtu nuk bëhet fjalë të vihet në shënjestër një komunitet por ndërtimi i një « krimoskopi » që i mundëson partisë legjitimimin e kërkesave të saj.

Sido qoftë, kjo polemikë ka ringjallur diskutimet rreth klisheve të fuqishme që degjohen shpesh në Zvicrën gjermane ku jeton edhe pjesa më e madhe e 200 mijë emigrantëve kosovarë.

Debati mbi « shoferët e pakujdesshëm » ju kushtoi atyre një vëmendje zhvleftësuese të dyfishuar shumë kohë para fushatës mbi kthimin e të huajve kriminelë. Ylfete Fanaj komenton « komuniteti ynë për një kohë të gjatë është lënë pas dore megjithëse mjaft i rëndësishëm, ka pasur probleme të integrmit edhe për shkak të kualifikimit të ulët. Mirepo, duke i sitgmatizuar si kriminelë nuk u japin atyre besim. Nuk duhet harruar që pjesa dërmuese e këtij komuniteti është integruar mirë.

Nga ana tjetër, ambasada e Kosovës ka reaguar, para reagimeve te UDC-se, me një komunikatë që dënonte aktet e kryera.

Rrezikon kjo të nxisë polemikën ? «ne zgjodhëm se pari të tregonim se jemi të ndjeshëm ndaj dramave të tilla që shokojnë opinionin zviceran, thote Naim Malaj, ambasador. Shumë shpesh diasporës kosovare i është tërhequer vërejtja për mos reagim. Ne nuk duam të qëndrojmë më të heshtur. Mirepo duhet detyrimisht të evitohen përgjithsimet ». 

Ky reagim është përkrahur nga Orhan Spahiu, president i Kuvendit të Shqiptarëve «  ne nuk i mohojmë faktet por duam të evitojme stigmatizimet ». ne na vjen keq për afishet e UDC-se por mjetet tona të replikës janë të kufizuara. Kjo parti punon në një zonë « grizë » ku është vështirë të ndërhyet juridikisht. Më vjen thellësisht keq që i ndërsehen në mënyrë të përsërtur një populli. Klima politike e përgjithshme rreth të huajve nuk më jep besim.