Shkurt.ch
Qeveria, dispozita të reja për dëbimin e të huajve me dosje krimi
Me vendimin që ka marrë sot Këshilli Federal është bërë një ndryshim në rregullore, me çfarë sigurohet që të gjitha informatat mbi përfshirjen në delikte duhet të regjistrohen në regjistrin e veprave penale
Fushatën për iniciativën e dëbimit të të huajve me dosje krimi, e cila është votuar nga zviceranët disa vite më parë e kishte karakterizuar “lufta” për numrat. Fjala është për numrin e atyre që duhet të dëbohen, rreth të cilëve kishte kontestime të ndryshme.
Me vendimin që ka marrë sot Këshilli Federal është bërë një ndryshim në rregullore, me çfarë sigurohet që të gjitha informatat mbi përfshirjen në delikte duhet të regjistrohen në regjistrin e veprave penale. Kështu, në të ardhmen të gjitha të dhënat në këtë drejtim do të jenë në dispozicion në mënyrë të detajuar,
Nga kjo mund të nxirret përfundimi se në sa raste është shfrytëzuar klauzola e rasteve të rënda.
Kërkesa për një monitorim të këtij lloji i ka ardhur qeverisë nga parlamenti. Ligji për aplikimin e iniciativës për dëbimin e të huajve të kriminalizuar tashmë ka hyrë në fuqi (nga 1 tetori i vitit të kaluar) ndërsa ndryshimet në rregullore do të vlejnë nga 1 mars.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes Kantoni i Gjenevës po mendon të prezantojë katër javë pushim para lindjes për punonjësit në sektorët...
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor
-
BE-ja kërkon që në universitetet e Zvicrës studentët e huaj të paguajnë sa zviceranët