Lajme
Më shumë se 1 mijë mjekë ikën nga Ballkani
Në Maqedoni, Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë, Serbi, Kroaci dhe Mal të Zi çdo vit më shumë se 1 mijë mjekë migrojnë drejt vendeve të Evropës Perëndimore
Më shumë se 1 mijë mjek kanë ikur nga vendet e Ballkanit Perëndimor të kërkuar një jetë më të mirë dhe paga më të dinjitetshme në vendet e Bashkimit Evropian. Sipas shifrave, nga Maqedonia kanë ikur 500 mjekë, nga Bosnjë Hercegovina 350, nga Shqipëria 160 dhe nga Mali i Zi 29 mjekë. Shumica nga ta kanë ikur në vendet e Evropës Perëndimore.
Nga ana tjetër në 3 vitet e fundit gjithashtu edhe nga Kroacia, 525 mjekë kanë migruar në vendet më të zhvilluara të BE-së, ndërsa në Serbi vitin e kaluar 599 mjekë kanë aplikuar në autoritetet përkatëse për certifikatën që iu duhet për të punuar si mjekë jashtë vendit
Rritja e migrimit të mjekëve nga Ballkani Perëndimor në shtetet e Evropës Perëndimore në vitet e fundit, arriti në nivel shqetësues, shkruan Anadolu Agency, transmeton gazeta Koha.
Shkaqet kryesore të migrimit të “manteleve të bardhë” në vendet e Evropës Perëndimore të cilat kanë kushte më të mira, janë mangësitë në sistemin shëndetësor dhe pagat e ulëta të mjekëve.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












