Tematike
Martesat me të mitur në Zvicër
Vitin e kaluar një numër i të rinjve mes moshave 14 dhe 17-vjeçare u martuan pa dëshirën e tyre në Zvicër
21 të mitura u martuan vitin e kaluar në Zvicër. Kjo është raportuar nga “NZZ am Sonntag”, përcjell albinfo.ch.
Këshillimorja „Zwangsheirat“ është njoftuar për raste të tilla nga kantonet Bernë, Cyrih dhe Solothurn. Klerikë myslimanë kishin martuar të rinjtë nga Siria, Afganistani, Iraku, Eritreja, Somalia, Kosova dhe Maqedonia.
Gjithashtu, të detyruar u martuan edhe tri vajza rome të mitura nga predikuesit e krishterë.
Sipas “NZZ am Sonntag”, martesat nuk janë vetëm të pavlefshme për shkak të moshës së mitur, por edhe sepse nuk janë pyetur fare vajzat. Ligji, megjithatë, pohon se martesa është një parakusht për një martesë fetare të mëvonshme.
Në disa nga rastet e përmendura ka pasur dasma të mëdha me 100 të ftuar, ndërsa ritualet fetare u zhvilluan diku tjetër, thotë për “NZZ Sonntag” Anu Sivaganesan, udhëheqëse në qendrën „Zwangsheirat“. Madje, ndodhën në vitin 2015 martesa nga imamët nëpëmjet telefonit.
Dasmat e ndaluara janë edhe zyrtarisht delikte dhe autoritetet gjyqësore do të duhej të ndërhynin. Përveç kësaj, ka një nevojë për të rritur përpjekjet ndërgjegjësuese dhe informuese në mesin e komuniteteve fetare, sidomos në kuptimin se sipas ligjit përparësi kanë martesat civile.
E-Diaspora
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish Teksa kryeministri Edi Rama mbajti fjalim para shqiptarëve në Londër, në ambientet e tjera të objektit...
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje