CH-Ballkani
Tirana ndalon qeset plastike
Me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve që të reduktojnë përdorimin e qeseve plastike, aktivistë dhe studentë të arsimit profesional, me mbështetjen edhe të Bashkisë së Tiranës, prodhuan brenda një dite 5 mijë trasta.
Sic raporton Agjencia Telegrafike Shqiptare ATA, i pranishëm në këtë aktivitet ishte kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi se Bashkia e Tiranës është e vendosur që të ndjekë politikën e reduktimit të përdorimit të ambalazheve plastike, përcjell albinfo.ch.
“Kjo është një nismë shumë e bukur! Këtë vit duam të reduktojmë totalisht qeset në Tiranë, madje në disa vende t’i heqim fare nga shitja. Më vjen mirë që edhe disa supermarkete e dyqane po e përqafojnë nismën tonë, e nga sot e tutje do përdorin trastat e rrobës dhe jo qese plastike”, tha Veliaj.
Një prej aktivistëve të nismës, Ened Mato, vlerësoi rëndësinë e heqjes nga përdorimi të qeseve plastike, të cilat janë të dëmshme jo vetëm për mjedisin, por edhe për shëndetin e qytetarëve.
“Me ndihmën e shumë aktivistëve, studentëve të arsimit profesional, me mbështetjen e Bashkisë dhe mbi 500 rrobaqepësve, arritëm të realizojmë një ëndërr që e kishim me dëshirën më të madhe për të thyer një rekord, për të qepur 5000 trasta për një ditë. Të sigurt se me një trastë mund të eliminojmë të paktën 500 qese në ditë, besoj se kemi eliminuar 250.000 qese, të cilat do të ishin nëpër lumenj e në det”, tha ai.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026