CH-Ballkani

11 vjet pa ish-presidentin Ibrahim Rugova

Ibrahim Rugova ishte zgjedhur presidenti i parë i Kosovës gjatë votimeve të mbajtura në vitet e 90-ta, ndërsa edhe pas luftës është zgjedhur po ashtu presidenti i parë i vendit

Sot më 21 janar janë bërë 11 vjet që nga vdekja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, shkruan albinfo.ch.

Qytetarë të shumtë nuk kanë harruar ditë dhe kanë bërë homazhe pranë varrit të tij në Velani të Prishtinës. Gjithashtu edhe shumë udhëheqës shtetëror e të partive kanë bërë homazhe, derisa Rugova është vlerësuar si një dijetar i madh dhe në një njëri që ka punuar shumë për Pavarësinë e Kosovës.

Ndër personalitet e shumta, homazhe ka bërë edhe presidenti aktual, Hashim Thaçi.

Lidhje Demokratike e Kosovës ka organizuar edhe Akademi Përkujtimore, ku anëtarët e kësaj partie kanë folur për veprën dhe jetën e Dr. Ibrahim Rugovës.

Rugova ishte zgjedhur presidenti i parë i Kosovës gjatë votimeve të mbajtura në vitet e 90-ta, ndërsa edhe pas luftës është zgjedhur po ashtu presidenti i parë i vendit.