Lajme
Vizitoni Shqipërinë: Mirë dhe lirë
Shqipëria është njëra nga dhjetë vendet që rekomandohet të vizitohet nga turistët të cilët nuk kanë shumë para
Për turistët të cilët vendosin të vizitojnë vende dhe nuk kanë shumë para, atëherë Shqipëria është një vend ideal.
Shqipëria shtë e pasur me shumë bukuri natyrore, si shumë peizazhe të bukura, vende historike, plazhe të bukura e shumëçka tjetër, dhe të gjitha këto mund të realizohen me një buxhet të vogël.
Kështu ka shkruar edhe “Rough Guides”, që është një udhërrëfyes për eksploruesit me bazë në Londër ka rekomanduar dhjetë vendet që duhet vizituar dhe nuk shpenzon shumë dhe në mesin e këtyre dhjetë vendeve është edhe Shqipëria, përkatësisht ndodhet në vendin e gjashtë, përcjell albinfo.ch.
“Shqipëria ruan një nga brigjet e fundit të paprekura në Mesdhe. Dielli-malet dhe rëra e bardhë e plazheve shtrihen përgjatë ujit të kaltër të ndritshëm të detit Adriatik, ndërsa rrënojat e lashta greke dhe fshatrat historike otomane nënvizojnë peizazhin rural. Ju nuk do të gjeni pothuajse asnjë resort me çmim tepër të lartë, ku ushqimi i detit është i freskët, baret janë cilësore dhe strehimi është i rehatshëm, që janë në dispozicion për një çmim të arsyeshëm”, shkruhet në artikull, duke shtuar: “Dhe me fluturime më të përballueshme për shkak se lidhë Tiranën me pjesën tjetër të kontinentit. Shqipëria është e vendosur të jetë edhe më e arritshme për udhëtarët me një buxhet më të ulët. Gjithashtu me shtimin e linjave të fluturimit që lidhin Tiranën me pjesën tjetër të kontinenteve për vitin 2017, Shqipëria është bërë edhe më e qasshme për udhëtarët që dëshirojnë të kursejnë”.
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali E.D., një 41-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Azzano San Paolo, ka ndërruar jetë pas një...
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
-
Haziri: Diaspora nuk është determinuese e rezultatit të zgjedhjeve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve Kombëtarja e Kosovës, në Zvicër...
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025