Shkurt.ch

Shqipëria, risi turistike e papritur e Ballkanit

Gazeta prestigjioze britanike “Daily Telegraph”, ka vlerësuar Shqipërinë si njëra nga vendet më mira për turizëm në Ballkan.

Gazeta në fjalë shkruan se Maqedoninë e kanë zbuluara turistët duke iu falënderuar pasurive historike si Aleksandri i Madh, Nënë Tereza, lidhjet dhe konfliktet me Greqinë fqinje, dhe sidomos për qytetin e Ohrit, si pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s, transmetojnë mediet në Prishtinë.

Një vend tjetër i përmendur për prirjen rritëse të turistëve britanikë paraqitet edhe Bosnjë-Hercegovina, me një rritje prej 39%.

Turizmi boshnjak vlerësohet se po përjeton një rilindje dhe Sarajeva, kryeqyteti i Bosnjës paraqitet si një ofertë e mirë, sidomos për dimrin.Shqipëria paraqitet si një risi turistike e papritur për rajonin e Ballkanit perëndimor.

“Fqinji i mbyllur i Jugosllavisë në kohët komuniste, tashmë rezulton si shumë i hapur për biznesin dhe është votuar si destinacion mjaft i përzgjedhur në listimin e “Lonely Planet” për turizmin”, theksohet në artikullin e gazetës “Daily Telegraph”.

Kroacia, një vend me industri turizmi të zhvilluar vlerësohet për bregdetin e saj mahnitës, të Adriatikut.