Gjuha
Mblidhen në Prishtinë mësuesit e diasporës
Mësimdhënësit morën pjesë në Seminarin e VII mbarëkombëtar të mësimit plotësues të diasporës
Nga 2 – 5 Gusht 2011 në Prishtinë u mbajt Seminari i VII Mbarëkombëtar i Mësimit Plotësues në Diasporë, në të cilin morën pjesë autoritetet shtetërore nga Kosova dhe Shqipëria, si ministri i Arsimit të Kosovës Ramë Buja, ministri i Ministrisë së Diasporës, Ibrahim Makolli dhe përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë, Besnik Rama.
Hapja e Seminarit të VII Mbarëkombëtar
Seminaristët i përshëndeti edhe kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, si nikoqir i këtij seminari duke iu dëshiruar punë të mbarë mësimdhënësve që me vite të tëra po e mbajnë të gjallë gjuhën dhe kulturën e fëmijëve të shqiptarëve në Diasporë.
Me kumtesa në këtë seminar u paraqiten shumë tema interesante nga studiues dhe profesorë të fushave të ndryshme nga universitete dhe institute prestigjioze nga Kosova e Shqipëria, të cilat u priten me interesim nga të pranishmit sepse kishin nevojë që nxënësve në diasporë t’u përcillnin njohuritë e tilla përmes mësimdhënie. Vlen për të përmendur prof. dr. Drita Statovci, etnografe, dr. Tomi Treska nga universiteti evropian i Tiranës, dr. Ndriçim Mehmeti e Nevila Mehmeti, Akademik Vasi Tolen e Majlinda Halen, dr. Florim Isufin etj.
Mes tjerash ra në sy edhe një studim për „Funksionin dhe rëndësinë e mësimit të gjuhës dhe kulturës së origjinës“ e sjellë nga një student shqiptar, si temë diplome në një nga universitetet gjermane, i cili në seminar ishte bashkë me mentoren e tij, dr. Katrin Hohmann, e cila ishte e lumtur që po merrte pjesë në këtë seminar të mësuesve të diasporës.
Një pjesë të konsiderueshme të kohës morën edhe temat që u paraqiten nga mësimdhënësit nga diaspora, të cilat kishin të bënin lidhur me praktikën mësimore, me të cilën ata përballen në përditshmërinë mësimore.
Rreth tyre ata shkëmbyen përvoja lidhur me metodologjinë mësimore që aplikohet në këtë mësim specifik.
Nga përvojat shkollore që u shpalosen aty, u pa se ky mësim pas disa dekadash është konsoliduar në aspektin profesional dhe organizativ, por ajo që ka mbetur është mungesa e institucionalizimit të këtij mësimi, që për fat të keq nuk gjeti përgjigje adekuate as kësaj radhe.
© albinfo.ch
Reflektime profesionale pas përdorimit disamujor të Teksteve shkollore Niveli I
Tekstet mësimore ishte në fokus të interesimit të mësueseve dhe mësueseve nga Diaspora. Për këtë kishte një pikë të veçantë në programin e këtij seminari. prof. dr. Basil Shader dhe Arif Demolli. Dy të fundit punuan në komisionin e përbashkët që edhe niveli i tretë të ketë në kohë sa më të shkurtër tekstet mësimore. Kurse sa u përket teksteve të nivelit të dytë, ata thanë se tashmë ato janë në botim dhe pritet së shpejti të jenë në bankat shkollore te nxënësit e mësimit plotësues.
Në punë të madhe kishin bërë shoqatat që organizojnë mësimin plotësues në disa shtete të Evropës në hartimin e monografive të tyre ku përfshihet puna e palodhshme e shumë gjeneratave të mësimit plotësues në shkollën shqipe në ato shtete. Për tu dalluar kësaj radhe ishte:„Monografia e shkollës shqipe në Suedi“ nga Ramadan Reshitaj dhe „Urë atdheu“, monografi e shkollës shqipe në Dyseldorf të Gjermanisë nga Cerkin Bytyqi. Kishte edhe doracakë e libra të tjerë të punuar kryesisht nga mësues e aktivistë të shkollës shqipe, të cilat së bashku me monografitë i dhanë impulse krijuese seminarit, i cili tashmë ka krijuar një fizionomi të mirëfilltë.
Organizatorët ishin përkujdesur që seminaristët të vizitojnë edhe vendet më interesante në Kosovë. Kështu këtë herë ishin në program vizita në kalanë e hershme të Novobërdës (Artanës), dhe në shpellën e njohur të mermertë në Gadime, njëra prej shpellave të vetme në Ballkan e të rralla në Evropë.
Komuna e Prishtinës ishte kujdesur që pjesëmarrësve të seminarit t’u ofrojë kënaqësinë e një aktiviteti kulturor për të përcjell në Teatrin Kombëtar monodramën „Laookonti „ e cila la mbresa të mira te ky publik i etur për fjalën artistike dhe skenën shqipe, e cila u mungon në jetën e tyre jashtë atdheut.
© albinfo.ch: Foto e përbashkët në përfundim të Seminarit
Në fund të Seminarit, Ministria e Arsimit e Kosovës dhe Ministria e Arsimit e Shqipërisë ndanë certifikata për pjesëmarrësit e Seminarit të VI Mbarëkombëtar të Mësimit Plotësues në Diasporë.
Shkolla shqipe në Zvicër
Shkolla shqipe në Zvicër ishte prezente edhe në këtë Seminar me një numër modest mësuesesh e mësuesish, të cilët dhanë kontributin e tyre gjatë shkëmbimit të përvojave shumvjeçare dhe morën poashtu përvojat e të tjerëve.
Në muajin gusht kur edhe duhet të fillojë mësimi nëpër shumicën e kantoneve, jam njoftuar se po bëhen pregatitje të vazhdueshme për ta filluar vedhe këtë vit shkollor, pa ndonjë ndryshim të madh, kuptohet me vullnetin e prindërve dhe arsimtarëve edhe pse është pritur që sipas premtimeve të institucioneve arsimore ata do të duhej ta merrnin përkujdesjen e këtij mësimi.
Mirpo sa u dëgjua edhe në Seminarin e radhës pos premtimeve diçka konkrete nuk do të kemi as nga MASHT e as nga Ministria e diasporës e cila është në vlug të strukturimit të saj. Presim që pas shtatorit të kemi të dhënat lidhur me shkollën shqipe në Zvicër.
Nga këta të fundit u dëgjua se kishin filluar me disa projekte të cilat pritet të realizohen, por kur njeriu paramendon simotrat e saj të cilat kishin hartuar projekte por ato vonoheshin, nuk pritet që ato të realizohen shpejt kur kemi të bëjmë edhe me mundësitë e kufizuara bugjetore të tyre.
© albinfo.ch: Mësues pjesmarrës nga Zvicra me organizatorin e Seminarit Mr. Nuhi Gashi
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?