CH-Ballkani
Klinika gjermane i dhuron 30 shtretër spitalit të Prizrenit
Vlera e donacionit për spitalin e Prizrenit kalon rreth 60 mijë euro. Organizator ishte humanisti dhe aktivisti i Shoqatës “Nëna Terezë” në Munih, Haqif Gashi, derisa përgjegjësinë për transport e mori presidenti i UBT-së, Edmond Hajrizi
Klinika gjermane, RoMed nga qyteti Bad Aibling, afër Rosenheimit në Gjermani i ka dhuruar 30 shtretër Spitalit Rajonal të Prizrenit, raporton albinfo.ch.
Ky është donacion i klinikes gjermane, derisa organizator ishte humanisti dhe aktivisti i Shoqatës “Nëna Terezë” në Munih, Haqif Gashi, derisa përgjegjësinë për transport e mori presidenti i UBT-së, Edmond Hajrizi, bën të ditur ‘RTK’.
Haqif Gashi, i cili është mjek nga Kosova që disa vite që është i angazhuar në këtë klinikë dhe është i njohur për aktivitete humanitare edhe në Afrikë, ku me grupe mjekësh vullnetarë kryejnë aktivitete humanitare në vendet e varfra.
Kjo nuk është hera e parë që ai ndihmon në Kosovë. Ai në disa raste së bashku me Shoqatën “Nëna Terezë” ka organizuar për mjekimin e fëmijëve nga Kosova në Gjermani.
Në vitin 2013 ai kishte sjellë në QKUK 110 shtretër spitalorë dhe shumë aparate mjekësore si donacion. Gjithashtu, 10 shtretër si donacion kishin shkuar edhe për spitalin e Tepelenës në Shqipëri. Vlera e donacionit për spitalin e Prizrenit kalon rreth 60 mijë euro. Donacion është mbështetur edhe nga drejtuesit e Spitali RoMed, Hr. Marburger dhe Dr. Pfeiffer.
Po kështu e njëjta klinikë nga Gjermania ka dhuruar donacion disa aparate mjekësore në shërbim të studentëve të degës Infermieri në Universitetin UBT.
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më shumë njerëz po vuajnë nga gripi dhe viruse të tjera Rastet e gripit janë shtuar në Zvicër gjatë javëve të fundit. Sipas Zyrës Federale të Shëndetit...
-
Sindikatat janë të pakënaqura me marrëveshjen e re Zvicër-BE
-
Si të shmangni refuzimin e kërkesës suaj për shtetësinë zvicerane?
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit