Lajme
Në Reçak, Serbia kreu gjenocid
Në 18 vjetorin e masakrës së Reçakut, presidenti dhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi thanë se në Reçak Serbia kreu gjenocid ndaj shqiptarëve. Sipas tyre, kjo ishte masakrat më e tmerrshme të fundshekullit të kaluar
Në ditën kur Qeveria e Serbisë po e provokon situatën në Kosovë me nisjen e një treni problematik, qytetarët dhe institucionet e Kosovës po e përkujtojnë njërën nga masakrat më të tmerrshme që kanë ndodhur në fund të shekullit të kaluar, atë të Reçakut, ku forcat serbe vranë dhe masakruan 45 të rinj, pleq e gra shqiptarë.
Për të nderuar të vrarët në Reçak, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, bëri sot homazhe te Kompleksi Përkujtimor, në shënim të 18 vjetorit të masakrës që ndodhi në këtë fshat.
Kryeministri Mustafa shprehu nderimet më të larta institucionale dhe personale për martirët e kësaj masakre.
“Sot, jemi këtu për të bërë nderime për viktimat e Reçakut. Është fjala për një masakër ndër më të mëdhatë që është kryer në Kosovë nga ushtria dhe paramilitarët serbë në vitin 1999. Është një rast që ne të përkujtojmë dhe të zgjojmë vetëdijen e qytetarëve, por edhe të komunitetit ndërkombëtar, për veprat mizore që Serbia i ka bërë në Kosovë, për gjenocidin dhe për masakrat e krimet kundër njerëzimit që kanë ndodhur këtu, që megjithatë duhet të përgjigjen për të gjitha ato që i kanë bërë në Kosovë dhe që në asnjë rast nuk do t’i japin të drejtë vetes që të zgjojnë ndjenjat e atëhershme edhe njëherë, qoftë në Kosovë qoftë në Ballkan”, tha kryeministri Mustafa.
I pyetur lidhur me aksionin në veri të vendit një ditë më parë, kryeministri Mustafa, theksoi se ai ka qenë aksion i bazuar krejtësisht në ligj dhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
“Është bërë në bazë të drejtave dhe përgjegjësive të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe institucionet do të ndërmarrin gjithmonë veprime të tilla për ta mbrojtur sovranitetin e vendit dhe për të mos lejuar që mjetet e tilla të cilat provokojnë dhe të cilat kanë porosi okupatore dhe porosi tjera të futen në Kosovë. Edhe muri do të rrënohet”, deklaroi ai.
Për të nderuar të vrarët në Reçak, në këtë fshat të Shtimes kanë shkuar edhe liderët politikë e institucional të vendit, përfshirë edhe mijëra qytetarë gjithandej viseve shqiptare.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se në Reçak kishte ndodhur ajo që më së paku ishte pritur të ndodhte, por, sipas tij, krejt bota pastaj e pa sesi në Kosovë po ndodhte gjenocidi i shtetit të Serbisë mbi popullatën e pafajshme.
“Gjenocidi i shtetit të Serbisë mbi popullatën e pafajshme ia hapi sytë gjithë diplomacisë botërore”, ka thënë ai.
Presidenti Thaçi theksoi se Shtetet e Bashkuara e kishin thënë të vërtetën e tyre, NATO-ja asokohe po përgatitej për aksion kundër forcave të ushtrisë dhe policisë serbe, si dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare kishin filluar t’i shikonin nga afër zhvillimet në Kosovë.
“Në kuadër të këtyre organizatave ndërkombëtare ishte njeriu i duhur, në emër të shtetit të duhur, pra ambasadori William Walker, me mbështetje të fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, u shpreh presidenti Thaçi, sipas të cilit, Walker ishte njeriu i duhur që tha të vërtetën, e cila ia hapi sytë botës dhe bota menjëherë thirri konferencën në Rambuje.
Ndryshe, pas 18 vjetësh, në Reçak u ngrit e skalitur më bronz përmendorja e ish-ambasadorit William Walker. Presidenti Thaçi e falënderoi këtë të fundit, për kontributin e tij për lirinë e Kosovës, duke theksuar se shtatorja e tij simbolizon të vërtetën për Kosovën para botës dhe përfaqëson simbolin e lirisë dhe të pavarësisë.
Ndryshe, sikur sot, 18 vjet më parë në fshatin Reçak të komunës së Shtimes, rreth 40 kilometra larg Prishtinës, forcat serbe të kombinuara, policore e ushtarake, mblodhën të gjithë burrat e Reçakut, 45 veta duke i pushkatuar mbi fshat ku sot është memoriali. Shumica nga ta u ekzekutuan me plumba në kokë, ndërsa disave edhe iu pre koka.
Në vendin e ngjarjes doli ambasadori i atëhershëm i OSBE-së, Vallker, i cili tha se para syve të tij po sheh tmerr…
Autoritetet serbe u munduan ta fshehin krimin, duke i marrë me vete viktimat, ndërsa UÇK u munda t’i mbroj, që t’i sheh gjithë bota. Kjo masakër ia zhveshi maskën ish regjimit të Millosheviqit, dhe pas kësaj filloi zgjidhja politike. Gjashtë muaj pas masakrës, forcat e NATO-s hynë në Kosovë.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero” Në Zvicër ka pak trafik që nga pasditja e së enjtes: bora ka shkaktuar aksidente të...
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve