Lajme
Zvicra ndihmon Pejën me 362 mijë euro
Vlera e përgjithshme e 12 projekteve të bashkëfinancuara është rreth 670 mijë euro. Prej këtyre, 362 mijë euro janë donacion zviceran, ndërsa pjesa tjetër do të plotësohet nga Komuna e Pejës
Qeveria e Zvicrës, nëpërmjet programeve të saja, do të ndihmoj Komunën e Pejës me 362 mijë euro, të cilat janë orientuar në infrastrukturë dhe do të zbatohen në 12 projekte të ndryshme. Ky donacion do të implementohet në kuadër të programit “Demos” nga organizatës zvicerane HELVETAS – Swiss Intercooperation.
Marrëveshjen me organizatën Demos e ka nënshkruar kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri. Kjo ndihmë helvetike do të bashkëfinancohet nga komuna e Pejës. Të gjitha projektet janë orientuar në ndërtimin e hapësirave publike me gjelbërim, kubëzim dhe ndriçim, shkruan sot “Koha”.
Vlera e përgjithshme e 12 projekteve të bashkëfinancuara është rreth 670 mijë euro. Prej këtyre mjeteve 362 mijë euro do të jenë donacion i organizatës zvicerane derisa pjesa tjetër do të plotësohet me mjete të buxhetit komunal.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor