Gruaja

Fëmija i parë për vitin 2017 në Remscheid, një shqiptare

Lindja e fundit për vitin 2016 ishte bërë rreth orës 23.30 të natës së Vitit të Ri. Pas kësaj, personeli i spitalit të qytetit Remscheid (Sana Klinikum)  mund të shijonte atmosferën e festës, sepse lindja e ardhshme, e para për vitin 2017, do të vinte mjaft vonë, në orën 16.49 të 1 janarit!

Anue, kështu quhet e porsalindura, vajza e Imrane Xheladinit dhe Dritonit, motra e Albanit, shkruan rp.online.de.

Gjatë vitit 2016 në këtë spital kanë lindur 1386 foshnja, që është një rritje e theksuar, thotë dr. Thomas Büsser, udhëheqës i repartit të maternitetit.