Lajme
Viti historik i Shqipërisë
Albinfo.ch ju sjell historinë e kualifikimit të Shqipërisë në Evropian, por edhe të gjitha ngjarjet futbollistike gjatë vitit 2016 për kuqezinjtë
Viti 2016 do të mbahet mend për futbollin shqiptar. Për herë të parë Kombëtarja shqiptare u kualifikua në një Kampionat Evropian, por rruga nuk ishte aspak e lehtë.
Albinfo.ch ju sjell historinë e kualifikimit të Shqipërisë në Evropian, por edhe të gjitha ngjarjet futbollistike gjatë vitit 2016 për kuqezinjtë.
Duke qenë në grup me Portugalinë, Danimarkën, Serbinë dhe Armeninë, kualifikimi për Shqipërinë, dukej shumë i vështirë. Megjithatë, kuqezinjtë e drejtuar nga Gianni De Biasi, kaluan të gjitha pengesat dhe ia arritën qëllimin.
Nuk harrohet nata e Beogradit, por edhe fitorja e bukur ndaj Portugalisë. Dy barazime ndaj Danimarkës dhe fitorja ndaj Armenisë 3:0, i dha dritën e gjelbër shqiptarëve të festojnë në mbarë botën kualifikimin historik të Shqipërië në një Evropian.
Edhe në Evropianin e Francës lanë gjurmë. Humbën nga Zvicra dhe Francë, por luajtën shumë mirë dhe me pak fat mund të merrnin edhe pikë. Armando Sadiku do të hyjë në histori si futbollisti i parë shqiptar i cili shënoi me kuqezinjtë. Goli i Sadikut i dha tri pikë kundër Rumanisë. Shqipëria nuk u kualifikua tutje, por la mbresa tek të gjithë adhuruesit e futbollit.
Tifozët merituan notën 10 me sjelljen e tyre, duke përkrahur Kombëtaren shqiptare në tri ndeshje dhe duke mos shkaktuar asnjë incident.
Viti 2016 do të mbahet mend edhe për shumë gjëra. Kapiteni dhe lideri i Shqipërisë, Lorik Cana u pensionua. Ai u tërhoq nga Kombëtarja dhe nga futbolli. Cana do të mbetet shembull për të gjitha gjeneratat si një lider i vërtet.
Edhe futbollistët shqiptarë ishin protagonistë gjatë vitit 2016. Shkëlzen Gashi shkëlqeu në Amerikë, kurse Etrit Berisha në Itali e Mërgim Mavraj në Gjermani. Pa harruar edhe Elseid Hysaj, i cili është futbollisti më i vlefshëm në Kombëtaren shqiptare, por edhe Arlind Ajetin, i cili u transferua në Torino, apo Berat Gjimshiti në Avellino.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim