Integrimi

Shembull i shkëlqyeshëm i integrimit

Kohë ma parë, familja Ismaili, përndryshe pronare e restorantit Park në Flawil, kishte organizuar një festë shqiptare me rreth 100 persona. Nën shoqërimin e tingujve të muzikës shqiptare dhe me vallet e njohura, mysafirët dhe pronari Qashif Ismaili u treguan shumë të kënaqur.

E gjithë kjo ndodhi një mbrëmje të shtunë të muajit korrik, kur rruga ishte mbushur përplot karrige dhe tavolina, ndërsa kuzhina shqiptare, siç është gullashi, speca të mbushur, sarme etj, ishin në disponim të gurmanëve të pranishëm.

Grupi muzikor përbëhej nga shqiptarë të Zvicrës Lindore, ndërsa të gjithë të pranishmit vallëzonin të gëzuar, të ndjekur edhe nga spektatorë të rastit.

Ishte kjo nata e dytë e këtij lloji, e organizuar nga pronari Qashif Ismaili, i cili këtë manifestim e vvlerësoi si të suksesshëm. Te Qashifi, përndryshe shqiptar nga Maqedonia dhe pronar i restorantit Park, ndjehej dukshëm gëzimi dhe ndjenjat e papërshkruara që e kishin kapluar, shkruan e përditshmja St. Galler Tagblatt.

Nga 100 mysafirët në manifestim, rreth dhjetë persona kanë qenë shqiptarë, miq të familjes, ndërsa gjithë të tjerët zviceranë nga Flawili. Me këtë, ai ka dashur t`i falënderojë qytetarët e Flawillit dhe klientët e tij të rregullt, për paragjykimet pozitive të shqiptarëve kudo që janë në botë.

Familja Ismaili e ka marrë përsipër restorantin Park tashmë dy vite e gjysmë, ndërsa Qashifi është i kënaqur që klientët e tij e kanë fituar aq shumë besimin e tyre.

«Ne kemi vërtetë shumë miq të ndershmë dhe të dobishëm në restorant. Me të gjithë mysafirët pothuajse kontaktojmë me “Ti” dhe të gjithë mund t`i llogaris si miq». Për herë të parë, manifestimi ishte organizuar vitin e kaluar dhe kur ishin tubuar gjithashtu numër i konsiderueshëm i mysafirëve, të cilët, tashmë i kanë rezervuar vendet për festën e vitit të ardhshëm. «Më kanë ardhur shumë komplimente. Shumica e njerëzve kanë rezervuar edhe për vitin e ardhshëm», deklaron Qashif Isamili me krenari.

Për tu përkujdesur për mbëmjen në fjalë, tri motrat e Qashifit kishin ardhur enkas nga Maqedonia me receta shqiptare.Asaj mbrëmjeje, që të trijat ishin angazhuar në kuzhinën e restorantit, duke u përkujdesur që t`i kënaqin mysafirët me aftësitë e tyre të kuzhinës shqiptare. Duke përfunduar, Qashifi edhe një herë ka treguar gëzimin e tij për numrin e madh të mysafirëve, fakt ky që dëshmon për një integrim të suksesshëm dhe shembullor.