Shkurt.ch
Kreu i Armatës Zvicerane, vizitë ushtarëve në Kosovë dhe në Bosnjë
Në qendër të vizitës në Kosovë është festimi i Krishtlindjes së bashku me pjesëtarët e SWISSCOY në Prizren. Po ashtu Blattmann do të takohet edhe me komandantin e KFOR-it gjeneralmajorin Giovanni Fungo
Kreu i Ushtrisë së Zvicrës, Komandanti i Korpusit, André Blattmann viziton sot dhe nesër (22 dhe 23 dhjetor) Misionin Ushtarak të Zvicrës SWISSCOY në Kosovë dhe atë në Bosnjë e Hercegovinë, në kuadër të EUFOR-it. Në shoqërim të Blattmann-it do të jenë deputetja nacionale nga Kantoni Vaud Géraldine Savary, ai nga Kantoni Schwyz, Alex Kuprecht si dhe deputeti David Zuberbühler nga Kantpnio Appenzell Auserrhoden.
Në qendër të vizitës në Kosovë është festimi i Krishtlindjes së bashku me Kontingjentin e 35-të zviceran të SWISSCOY në Prizren, thuhet në komunikatën e Ministrisë zvicerane të Mbrojtjes. Me këtë rast, kreu i armatës zvicerane do të takohet edhe me komandantin e KFOR-it gjeneralmajorin Giovanni Fungo në Prishtinë, përcjell albinfo.ch..
Më 23 dhjetor Blattmann dhe delegacioni i tij do të takohen me trupat e kontingjentit të 25-të (zviceran) në kuadër të EUFOR ALTHEA/LOT në Mostar, Bosnjë e Hercegovonë ku po ashtu do të festojnë Krishtlindjen.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave Pas zemërimit për rritjen masive të taksës së re të makinave, Këshilli i Madh i Gjenevës...
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor
-
BE-ja kërkon që në universitetet e Zvicrës studentët e huaj të paguajnë sa zviceranët
-
Për këto propozime votojnë të dielën zviceranët