Ëmbëlsira
Reçel nga karrota
Nëse nuk e keni provuar ende, duhet të dini që keni humbur shumë. Karrota është një perime e jashtëzakonshme. I tillë është dhe reçeli i saj…
• 800 ml ujë,
• 400 gr sheqer,
• 6 karrota,
• lëkurë portokalli,
• 1 shkop kanellë,
• 1 lugë gjelle niseshte,
• 1/2 limon,
• 2 lugë lëng limoni.
Përgatitja:
I përgatisim karrotat mirë dhe i coptojmë në rende.
Ndërkohë vendosim ujin së bashku me sheqerin dhe i lëmë të vlojë përreth 10 minuta.
Shtojmë shkopin e kanellës, lëkurën e portokallit dhe i lëmë të ziejnë bashkë dhe për 5 minuta.
Më pas shtojmë fetat e portokallit, 2 lugë gjelle lëng limoni, niseshten dhe në fund karrotat e grirë në rende. I përziejmë mirë dhe e lëmë reçelin të ziejë në zjarr të ngadaltë përreth 1 orë, derisa të ketë marrë ngjyrë të karamelizuar.
Ju bëftë mirë!
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali E.D., një 41-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Azzano San Paolo, ka ndërruar jetë pas një...
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
-
Haziri: Diaspora nuk është determinuese e rezultatit të zgjedhjeve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve Kombëtarja e Kosovës, në Zvicër...
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025